Ilir Alimehmeti/ Iku me kokën poshtë apo me kokën lart Evis Sala?

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti përmes një statusi publik ka ngritur dyshime mbi arsyet e largimit të Evis Salës nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, burimet mediatike flasin për mosdakordësi me një projektligj që lidhet me koncesionet, tenderat dhe kontratat në shëndetësi. Alimehmeti i kërkon Salës të dalë publikisht dhe të sqarojë të vërtetën e largimit.

Reagimi

Iku me kokën poshtë apo iku me kokën lart znj. Evis Sala nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë?

Kur merret përsipër udhëheqja e një institucioni kaq të rëndësishëm që ka përsipër barrën e shërbimit shëndetësor, çdokush vetëkupton që ka ngarkesa, presione dhe lodhje të skajshme profesionale, politike dhe në fund edhe familjare dhe individuale!

Kurrsesi nuk mund të pranohet që largimi bëhet për angazhime personale profesionale ndërkombëtare, se kjo do të thotë që kurrë nuk e ka pasur prioritet interesin publik kundrejt atij vetiak!

Unë nuk e besoj këtë!

Por kush është shkaku i vërtetë i largimit të saj?

Vuri re që nuk kishte aftësi në atë drejtim politik?

Plasi ndonjë skandal madhor që e largoi?

Pati ndonjë presion madhor ndaj saj?

Nuk ishte dakord për mënyrën e udhëheqjes së qeverisë?

Për të ruajtur integritetin e figurës së saj profesionale, nevojitet që ajo vetë të sqarojë publikun!

Burimet mediatike dhe korridoret e Ministrisë së Shëndetësisë konvergojnë drejt mosdakordësisë së saj për te firmosur një projektligj që i dorëzon një dore të vetme të gjithë shëndetësinë me koncesionet, tenderat dhe kontratat e saj!

Nëse kjo është e vërteta e largimit të saj, ajo duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës që kishte, të dalë me kokën lart dhe integritetin e ruajtur e ta denoncojë këtë tradhëti ndaj shëndetësisë që bën kryeministri!

Të gjithë do t’i themi “Bravo të qoftë, kaq mund të bëje në këtë sistem të kalbur!”.

Nëse kjo është e vërteta dhe ajo largohet pa folur, do të thotë që me mosveprim ajo është dakord që kjo megaaferë gjithsesi të ndodhë por jo me firmën e saj që të mos ketë pasoja juridike për të personalisht!

Në këtë rast rezulton se ajo, si shumë shfrytëzues dhe abuzues të tjerë, mendon vetëm për veten e saj dhe nuk ka pasur kurrë interesin publik të shëndetit në prioritet!

Kokën lart apo kokën poshtë në dalje për veten e saj do ta vendosë vetë ajo!

Fatkeqësisht në një vit të plotë diellor nuk arriti dot të lërë as gjurmën më të vogël të përmirësimit të sistemit shëndetësor, por vetëm fraza “do të presim të dhëna”, “do të presim deri në fund të vitit”, “nuk kam pasur nevojë për ilaçe dhe nuk e di që janë rritur çmimet”, e të tjera si këto!

Të vaftë mbarë angazhimi ndërkombëtar, se për angazhimin kombëtar më mirë të mos flitet më!

About Redaksia

Check Also

Bardhi thirrje GJK: Shqyrtoni dhe shfuqizoni ligjin korruptiv “Për Paketën e Maleve”!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të …