Frika e protestave/ Rama shpërngul qeverinë në fshatin Sauk, takimi…

Nga frika e protestave, Rama do të mbledhë këtë të mërkurë ministrat dhe zv.ministrat në vilën qeveritare në Sauk dhe jo në seline e qeverisë.

Pjesë e këtij takimi të thirrut nga kryeministri në orën 13:00 do të jenë edhe drejtuesit e qarqeve.

Në fokus të diskutimit, do të jetë sërish dokumenti “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Ky takim do të mbahet pas mbledhjes së qeverisë, e cila është parashikuar që të fillojë në orën 11:30.

Ky është takimi i tretë në një hark kohor të shkurtër. Pak ditë më parë, Rama mblodhi drejtuesi e qarqeve dhe ministrat në një takim dy ditor në Pogradec. Më pas, zhvilloi edhe një mbledhje tjetër në Sauk, tek vilat qeveritare.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetari 26-vjeçar humb jetën në aksidentin në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen u regjistrua ditën e sotme në aksin Fushë Krujë–Rinas, …