Veliaj shkarkon nga burgu edhe kaqolin tjetër të Ramës

Veliaj vijon të ndërhyjë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës edhe nga paraburgimi. Sipas burimeve për mediat, ai ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin Blendi Sulaj.

Vendimi vjen pak ditë pas largimit të Anuela Ristanit, Eldi Hoxhës dhe Blerina Beshkut nga strukturat drejtuese të Bashkisë, ndërsa në vend të Hoxhës u rikthye Alban Dokushi.

Lëvizjet ndodhin vetëm dy javë para 15 shtatorit, kur Gjykata e Lartë do të rishqyrtojë masën e sigurisë ndaj Veliajt, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar proporcionalitetin e arrestit me burg.

Ndërkohë, Veliaj vijon të firmosë vendime dhe pagesa nga paraburgimi, duke ruajtur ndikimin në administrimin e Bashkisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Thirrja e Berishës/ Nesër është dita e studentëve, në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Deklarata e Berishës Janë me dhjetëra të shtruar në spital. Deputetë të Partisë Demokratike kanë …