Atentat në Mirditë, ekzekutohet 65-vjeçari

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte (3 shtator 2026) në Mirditë, ku është ekzekutuar Viktor Bardhi 65-vjeç.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushaz, ku Bardhi është gjetur i pajetë në automjetin e tij dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

“Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”,- thuhej në njoftimin paraprak të policisë.

Sipas raportimeve, pas ngjarjes autorët janë arratisur në drejtim të paditur, ndërsa në Munaz është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.

Makina e autorëve

Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023.

Vrasja e sotme rikthen në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme që kanë tronditur prej vitesh Mirditën, mes fiseve Bardhi-Reçi ndërsa hetuesit pritet të verifikojnë edhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjes së sotme dhe atentatit ndaj Martin Bardhit apo sagës së hakmarrjes ndër vite.

 

About Redaksia

Check Also

Kapidani: Në mbështetje të banorëve të Durrësit të prekur nga projekti TID! Qytetarët nuk mund të jetojnë nën kërcënimin e shpronësimit

Deklarata e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Viola Kapidani: Të nderuar qytetarë, Si …