Dy shpërthime me tritol brenda natës në Durrës

Dy shpërthime me lëndë plasëse, tritol, janë regjistruar gjatë natës në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Ndërkohë, rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër shpërthim është regjistruar në zonën e Shkallnurit.

Sipas policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, duke shkaktuar dëme materiale.

Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

About Redaksia

Check Also

Spahia: 8 pyetje publike për Evis Salën për largimin nga posti i ministres

Nga Bardh SPAHIA Largimi i djeshëm nga detyra nuk mund të mbyllet thjesht me një …