Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës në Itali, i cili është shprehur se ‘fajin e ka Europa’, pasi Shqipëria nuk futet dot në BE, siç ka mashtruar më herët kryeministri, për vitin 2027.
Sipas Berishës, fajin nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët.
Reagimi i kryetarit të PD, Berisha
Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij ‘fajin e ka Europa’ pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE.
Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falënderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumente themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës.
Në fakt ai mund të falënderojë sa të dojë Putinin, por fajin nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt.
Gazeta RD