Ramës nuk i ndahet shpirti nga Vuçiçi: Serbinë duhet ta kemi në BE

Edi Rama është ndalur edhe te Serbia gjatë forumit në Itali, duke komentuar vendimin për përcjelljen me homazhe shtetërore të Ratko Mladiçit, të cilit iu referua si “kasapi i Ballkanit”.

Gjatë Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, Rama u shpreh se Europa duhet ta përfshijë Serbinë në tryezën e diskutimeve dhe t’i thotë se “S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, ndërsa e cilësoi vendin si  “një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”

Sipas tij, lënia jashtë BE-së e Serbisë përbën edhe edhe rrezikun që kjo e fundit të mbetet në një hapësirë të pasigurt gjeopolitike, mes ndikimeve të fuqive të mëdha.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë?

Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash:  ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Europës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë? Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, theksoi Rama.

About Redaksia

Check Also

Qeveria mban ende peng pagat e drejtësisë – Magjistratët vazhdojnë të heshtin!

Nga Franci NURI Pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, OPGJ-ve dhe administratës gjyqësore vijojnë të mbahen të …