Nga Adriana KALAJA
(Pjesa e dytë)
Më shumë se ç’po degjeneron veten në fakt.
Çdo herë që del, shohim një njeri të rrënuar mëndërisht, të plakur fizikisht, por mbi të gjitha pa ide.
Del dhe sa herë del, o kopjon tezat e Enverit, ndryshe frymëzuesi ideologjik të tij, ose veten.
Thjesht i vendos një emërtim të ri.
Hiqet trim kur secili prej nesh sheh një frikë deri në paranojë.
Hiqet si strateg, ndërkohë strategjia e tij është qeverisja me krimin e organizuar.
Hiqet si orator, por çdo herë e më shumë ndjejmë frymëmarrjen që i merret.
Hiqet si lider global, por është thjesht një lolo e rradhës e Soros dhe Vuçiç.
Mjafton të shihni foton me Aleksin që doli “pa dashje” në publik.
Madje nga një fotograf “rastësor”, ndaj dikujt që edhe në tualet shkon me dhjetë shoqërues.
Produkti i darkës me Aleksin, pavarësisht se fotoja u hodh për dëmtimin e protestës, tregoi se ky klloun, zbaton urdhërat e pronarit të parë.
Dmth Sorosit.
Të vjetër apo të ri.
Dhe kjo u pa që në ndryshimin e pozicionit të tij lidhur me burgaxhiun e Durrësit.
Ka shumë teori apo deduksione lidhur me këtë pikë (të cilën do e sqaroj edhe në statuset e tjera deri më 15 shtator 😂), por objekti i këtij statusi është deklarata e banditit Kryeministër lidhur me propozimin e tij që të konsiderohet si vepër penale ndërhyrja e një deputeti për një vend pune ecetera ecetera.
Madje, shkoi deri aty injoranca juridike dhe padijenia e një banditi të pashkollë, kur deklaroi jo vetëm propozim të një neni penal por edhe detyrimin e çdo deputeti “që ta votojnë, duke i parë në sy” (tha ai).
Ndërkohë ne e dimë, që çdo ligj që propozohet apo kalon, ai i sheh në sy e i detyron.
Ata që nuk binden të firmosin mareveshje, tendera, konçensuone e deri VKM, “japin dorëheqje” po me deryrim e duke i oarë në dy ai apo krimi i organizuar.
Në këtë kontekst, ata që po e degjenerojnë më shumë se sa po degjeneton veten, nuk i kanë thëne se kjo që deklaroi banditi Kryeministër, (me veprime konkludente e ka bërë prej 13 vitesh), quhet ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe në Kodin Penal është parashikuar si vepër penale në nenin 245/1.
Madje, me ndryshimet ligjore, kjo vepër penale, në bazë të nenit 75/a, është kompetencë e SPAK dhe e GJKKO.
A nuk i kanë treguar të pashkollit Kryeministër një gjë kaq të thjeshtë?
Aq më shumë se për këtë vepër penale është kallëzuar ky bashkë me mafiozin Ëngjëll Agaçi (e shumë të tjerë), ndaj institucioneve shtetërore dhe atyre të drejtësisë, lidhur me çështjen e grabitjes së pronës në Surrel nga bashkëshortja ligjore e fundit (deri më tani 😂), Linda me disa mbiemra.
Ndaj pyetja ime lidhet me faktin se:
– A nuk u ushtrua ndikim i paligjshëm nga mafiozi Agaçi apo Drejtuesja reale e Organizatës Kriminale, Linda me disa mbiemra, ndaj gjyqtarëve lidhur me këtë dosje?
Ai e di shumë mirë se faktet janë aty dhe unë atë çështje do e çoj deri në fund, por i kujtoj banditit Kryeministër se kjo që na propozohet si gjetje, është e parashikuar di vepër penale dhe nëse ka një vepër penale që ka konsumuar ky sociopat Kryeministër, 24/24 orë, është pikërisht kjo.
Ndaj them se përveç se, brenda kampit mavi ka një betejë madhore brenda llojit, ka dhe një tentativë të pastër nga “këshilltarët”, për ta degjeneruar në publik, në fund të rrugëtimit politik.
PS: E ka konsumuar aq shumë këtë vepër penale sa, i flet nënvetëdija banditit Kryeministër, por këshilla ime jo miqësore është thjesht të bëhet gati me avokatë të duhur, se burgaxhiu i Durrësit nuk më dëgjoi kur i’a thashë tek protestoja për 44 javë para Bashkisë Tiranë 😅

Gazeta RD