Kryetari i PD-së Sali Berisha siguroi para shqiptarëve të Amerikës se rikthimi i tij do të përdoret për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi u mbajt sot pasdite në New Jersey.
Pjesëe nga fjala e Berisheës
Tani miq, le ta quajmë rikthim të dytë apo të tretë, le ta quajmë si të duam.
Por një gjë ju siguroj, se ky rikthim do të përdoret, për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i një rëndësie jetike, për të ardhmen e vendit tonë.
Kurrë shqiptarët nuk duhet të harrojnë se ky vend ka kontributin më të madh se çdo vend tjetër i planetit në lirinë e botës.
Ky komb me qeveritë e tij, kanë kontributin më të madh dhe përcaktues në lirinë e kombit shqiptar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar deri në vitet 2000 të këtij shekulli.
Ndaj edhe ju siguroj, se këtë rikthim do ta përdor, do ta përdorim së bashku, për ndërtimin e marrëdhënieve, të partneritetit më të shkëlqyer në interesin më të mirë të dy vendeve dhe kombeve tona, me këtë vend dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Edhe një herë faleminderit shumë për këtë pritje.
Dhe mirënjohje të pafundme.
Rroftë diaspora shqiptare!
Rroftë kombi shqiptar!
Rroftë kombi i madh amerikan!
Zoti e bekoftë, i bekoftë Shtetet e Bashkuara, Zoti e bekoftë Shqipërinë, flamurin e saj. Faleminderit!
Gazeta RD