100 ditë revoltë dhe rezistencë/ Marshimi protestë tek Kryeministria: Rama në burg!

Ka nisur marshimi i qytetarëve në ditën e 100-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, qytetarët janë nisur drejt Kryeministrisë, ku do të vijojë protesta dhe do të mbahen fjalimet.

Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit po marshojnë përgjatë bulevardit, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Rama, jep dorëheqjen!”, “Rama në burg!” dhe “Poshtë qeveria!” janë ndër thirrjet që po dëgjohen gjatë marshimit.

Protesta e sotme shënon 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë Rama. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje dhe kanë paralajmëruar vijimin e protestave.

Qytetarët pritet të ndalen para Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën dhe fjalimet kundër qeverisë Rama.

About Redaksia

Check Also

Partitë opozitare refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur partitë politike për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore …