Akuzat e Ahmetajt, Noka: Rama pompon mediatikisht një aplikim të modelit mafioz KAYO

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar pas publikimit të një audio-përgjimi ku flitet për përfshirjen e biznesmenit izraelit Roni Yefet në çështje që lidhen me shëndetësinë.

Noka i referohet deklaratës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, sipas të cilit Rama kishte paralajmëruar se do të bënte “një gjë fantastike pa tender me izraelitin”, ndërsa më pas ministria do t’i kalonte Evis Salës.

Reagimi

Ish Zv. Kryeministri i PS:

Më erdhi brenda grupit (parlamentar), që (Rama) ka thënë do bëjmë një gjë fantastike pa tender me izraelitin, prandaj ka ikur ministrja (Evis Sala).

“Kapitulli i Ri për Shëndetësinë” që #Rama pompon mediatikisht nuk është tjetër veçse një aplikim i modelit mafioz KAYO.

Nëse deputetët e PS nuk e kundërshtojnë këtë skemë mafioze, rrjedhimisht pranojnë se janë anëtarë të organizatës kriminale që kontrollon partinë e tyre.

Kush ndjehet “socialist” dhe i ndershëm do të ishte distancuar me kohë nga Edi Rama dhe narkobanda e tij.

About Redaksia

Check Also

Gazeta austriake: Prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

KURIER Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore …