Kedhi: Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj janë një tërmet politik! Shqipëria në emergjencë kombëtare

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi, ka reaguar pas rrëfimit dhe audiopërgjimeve të publikuara nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka LIVE’, duke i cilësuar akuzat një çështje që, sipas tij, shkon përtej përplasjes politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Kedhi deklaron se vendi ndodhet përballë një “emergjence kombëtare” dhe bën thirrje për reagim qytetar dhe pjesëmarrje më të madhe në protestat e opozitës.

Reagimi 

Rrëfimi dhe audiopërgjimet e publikuara nga ish-Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në çdo demokraci minimalisht normale do të kishin shkaktuar një tërmet politik dhe institucional.

Kryeministri dhe qeveria do të duhej të jepnin dorëheqje menjëherë, ndërsa drejtësia do ishte vënë pa humbur asnjë minutë në lëvizje.

Por Shqipëria sot nuk është një demokraci normale, dhe as ka drejtësi funksionale.

Akuzat e ngritura dhe materialet e publikuara për trafik ndërkombëtar armësh nëpërmjet kompanisë publike KAYO, për përfshirje të strukturave qeveritare dhe për skema që synonin t’ia hidhnin edhe Ambasadës Amerikane dhe opinionit publik shqiptar, janë ndër më të rëndat e artikuluara ndonjëherë ndaj një qeverie shqiptare. Aq më tepër në një vend anëtar të NATO-s.

Veçanërisht kur miku i kryeministrit dëgjohet të thotë: “Qeveria shqiptare më ka pajtuar për të bërë të gjitha punët e këqija”.

Partia Demokratike e ka denoncuar prej kohësh skemën e KAYO. E njëjta skemë që duan të bëjnë në shëndetësi. PD ka zhvilluar betejën e saj në Parlament dhe në Komisionin e Sigurisë, duke kërkuar informacion, duke thërritur Ministrin e Mbrojtjes në interpelancë e komision, duke dënuar grabitjen e tokave dhe duke hetuar vetë e duke informuar shqiptarët, në mungesë të drejtësisë. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar kjo do të vazhdojë edhe më fort.

Por vetëm aksioni i opozitës nuk mjafton. Çështja nuk është vetëm e opozitës. Është çështje e Republikës. Vendi është në emergjencë kombëtare. Po tjetërsohet çdo pasuri publike, po kapen burimet natyrore, po grabitet prona, po digjet dhe po plaçkitet çdo gjë.

Ky pushtet nuk largohet vetë, as se i lutemi çdo natë. Duhet detyruar të largohet. Prandaj është jetike që çdo natë në Bulevard të jemi shumë më shumë. Çdo qytetar që refuzon këtë mënyrë qeverisjeje, dhe miliardat që i janë marrë e po i merren dhe tani nga xhepi për të pasuruar kryemimistrin e shpurën e tij duhet të jetë aty.

Sot ne jemi në një betejë për Republikën e kjo vlen përtej çdo dallimi që kemi me njëri tjetrin.

About Redaksia

Check Also

Gazeta austriake: Prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës!

KURIER Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore …