Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën e ministres së Arsimit për renditjen në PISA

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro se, Shqipëria është rritur në PISA.  Nënkryetari i PD-së thotë se kjo është thjestë propagandë.

Reagimi i deputetit Luçiano Boçi

Asterix-i që shfryn propagandën
PISA doli dhe Ministrja e Arsimit vrapoi ta shesë si sukses, gjë që pritet ta bëjë akoma më fort Rama.
Sipas këtyre Shqipëria paska dalë më mirë në raport me 2022 dhe në raport me vendet e rajonit.
Entuziazmi fals që mundohet të mbjellin nuk i shpëton nga përgjegjësia e rrënimit të arsimit.
PISA është shumë e qartë në raport me Shqipërinë.
Në tabelë i ka vendosur një asterix* të dallueshëm, të vogël, por me vlerë shumë të madhe, sepse shpon gjithë propagandën.
Në fund të tabelës asterix-i i PISA sqaron qartë me tekst:
‘Nevojitet kujdes gjatë interpretimit të vlerësimeve statistikore, pasi një ose më shumë standarde të PISA-s për përzgjedhjen e kampionit nuk janë përmbushur (shih Udhëzuesin për lexuesin).’
Kjo është e vërteta e Shqipërisë dhe rezultateve të saj.
STANDARTET E KAMPIONIT NUK JANË PËRMBUSHUR
Shqipëria ngjan kështu jashtë tabele, ose më saktë është prapa liste.

 

About Redaksia

Check Also

Tensionohet protesta para Kuvendit, policia tërheq zvarrë disa protestues

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të martë pranë Kuvendit të Shqipërisë, …