Mega skandali i trafikut të armëve nga Rama/ Reagimi i Berishës

Rama me Ron Yeffet-in e tij, trafikant ndërkombëtar armësh! Nufi i Lubisë u emërua për kontrabandë.

Deklaratë e Kryetarit të PDSH-së, Sali Berisha.

Të dashur miq, Ramaduro nuk ngopet vetëm me trafikun e drogës, por përmes ndërmarrjes shtetërore dhe Ronit të tij shkelin ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Një vend anëtar i NATO-s merret me trafikun e armëve. Ai shfrytëzon luftën në Ukrainë për të mbuluar trafikun e tij kriminal të armëve.
Arben Ahmetaj, në intervistën e tij me Çim Pëkën, publikoi regjistrimin me zë të Ron Yeffet-it, trafikantit të Edi Ramës. Në të faktohet qartë se Edi Rama dhe Roni i tij, përmes ndërmarrjes së tyre “Kayo” dhe me ndihmën e Nufit, në shkelje flagrante të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, bëjnë trafik ndërkombëtar armësh. Ata e përdorin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s por dhe çiflik i Padrinos, për ta paraqitur si vend eksportues të armëve që blejnë apo prodhojnë në zona luftimesh, si Sudani etj.
Në regjistrimin e bisedave telefonike të Ron Yeffet-it të Ramës, del se ai e di që po bën punë të pista, por u pohon bashkëbiseduesve se është i ngarkuar për të bërë punët e pista në këtë rast, krimin e rëndë të kontrabandës së armëve të qeverisë, në fakt drejtpërdrejt të Edi Ramës.
E dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar. Kontrabanda e armëve e Edi Ramës është një rast i paprecedentë në botë: përveç drogës, ai tashmë u është kthyer edhe armëve.
Opozita do të depozitojë urgjentisht në Kuvend kërkesën e saj për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë megaskandal ndërkombëtar të Edi Ramës.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha takon kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku i drogës dhe qeveria teknike në fokus

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, lideri i opozitës Sali Berisha, i shoqëruar …