Berisha: Rama dhe Ron Yeffet trafikantë ndërkombëtarë armësh! Opozita kërkon Komision Hetimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të materialeve dhe dëshmive që ngrenë dyshime për përfshirjen e qeverisë në një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Në një deklaratë publike, Berisha akuzon kryeministrin Rama se, përmes kompanisë “KAYO” dhe biznesmenit Ron Yeffet, është përfshirë në një aktivitet të paligjshëm të tregtimit të armëve. Ai iu referua edhe një regjistrimi audio të publikuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku dëgjohet Yeffet.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për një aktivitet që shkel ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria dyshohet se përdoret si pikë për eksportin e armëve drejt zonave të konfliktit, përfshirë Sudanin.

“Një vend anëtar i NATO-s merret me trafikun e armëve”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar çështjen si një skandal me përmasa ndërkombëtare.

Kreu i PD-së tha se opozita do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me qëllim zbardhjen e plotë të akuzave dhe përgjegjësive të mundshme të zyrtarëve shtetërorë.

Reagimi i plotë

Rama me Ron Yeffet-in e tij, trafikant ndërkombëtar armësh! Nufi i Lubisë u emërua për kontrabandë.

Deklaratë e Kryetarit të PDSH-së, Sali Berisha.

Të dashur miq, Ramaduro nuk ngopet vetëm me trafikun e drogës, por përmes ndërmarrjes shtetërore dhe Ronit të tij shkelin ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Një vend anëtar i NATO-s merret me trafikun e armëve. Ai shfrytëzon luftën në Ukrainë për të mbuluar trafikun e tij kriminal të armëve.
Arben Ahmetaj, në intervistën e tij me Çim Pëkën, publikoi regjistrimin me zë të Ron Yeffet-it, trafikantit të Edi Ramës. Në të faktohet qartë se Edi Rama dhe Roni i tij, përmes ndërmarrjes së tyre “Kayo” dhe me ndihmën e Nufit, në shkelje flagrante të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, bëjnë trafik ndërkombëtar armësh. Ata e përdorin Shqipërinë, vend anëtar i NATO-s por dhe çiflik i Padrinos, për ta paraqitur si vend eksportues të armëve që blejnë apo prodhojnë në zona luftimesh, si Sudani etj.
Në regjistrimin e bisedave telefonike të Ron Yeffet-it të Ramës, del se ai e di që po bën punë të pista, por u pohon bashkëbiseduesve se është i ngarkuar për të bërë punët e pista në këtë rast, krimin e rëndë të kontrabandës së armëve të qeverisë, në fakt drejtpërdrejt të Edi Ramës.
E dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar. Kontrabanda e armëve e Edi Ramës është një rast i paprecedentë në botë: përveç drogës, ai tashmë u është kthyer edhe armëve.
Opozita do të depozitojë urgjentisht në Kuvend kërkesën e saj për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë megaskandal ndërkombëtar të Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

PS voton Spahiun si ministre të Shëndetësisë, opozita braktis sallën: Do firmosësh “fap fap” moj e gjorë

Klodiana Spahiu është emëruar ministre e Shëndetësisë dhe Evis Kushi është emëruar nënkryetare e re …