Beqir SINA – New York
Vizita në Gjirokastër dhe varrimi i Mlladiçit e kthyen kujtesën e dhunës në mesazh zyrtar
Historia e dhunës në Ballkanin Perëndimor nuk mbetet në arkiv, ngaqë ajo kthehet shpesh në mesazh politik të ditës.
Feja bëhet “politikë e përditshme” kur besimi, kornizat morale ose organizatat fetare futen aktivisht në fushata, axhenda partiake dhe autoritet qeveritar.
Udhëzimi moral ndahet nga politika kur nuk mbetet kriter vlerësimi, por kthehet në mbështetje për kandidatë e parti siç po ndodh tani në Serbi, kur Presidenti shpërndau parlamentin u dorëhoqë dhe shpalli zgjedhjet e reja për 19 tetor.
Mirëpo sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve duan vendet e adhurimit jashtë politikës së përditshme, kur besnikëria partiake bëhet identiteti kryesor, mësimi fetar rrezikon të zëvendësohet nga tribalizmi.
Vizita e Mitropolitit Joanikije II në Gjirokastër, më 6 shtator 2026, e pritur me nderime lokale, nga shumë shqiptar nuk u lexua si takim i zakonshëm.
Pasi ajo ndodhi të njëjtën javë kur Beogradi organizoi varrimin e Ratko Mlladiçit me nderime shtetërore e ushtarake.
Mlladiçi vdiq në Hagë duke vuajtur dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ndërsa, në 7 shtator u varros në Beograd, me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e quajti këtë kalim nga mohimi në “adhurim shtetëror të gjenocidit”. Kurse ministri i jashtëm Glauk Konjufca, e cilësoi akt të turpit të thellë moral e politik.
Nga Tirana, ministti i jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha, dënoi glorifikimin e kriminelit të dënuar dhe tha se “Shqipëria i bashkohet Bashkimit Evropian”. Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa e vlerësuan skenën në Beograd si tronditëse, ndërsa pjesëmarrjen e zyrtarëve serbë si thellësisht për keqardhje.
Në këtë klimë, pritja e një përfaqësuesi të institucionit që nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe e trajton atë si pjesë të Serbisë, për pjesëm më të madhe të shqiptarve sipas mendimit tim u lexua në Tiranë e Prishtinë si shenjë politike, jo si formalitet.
Duke ditur atë se gjithmon Kisha Ortodokse Serbe, ka mbajtur vijë të qëndrueshme me shtetin serb: Kosova mbetet “djepi” i projektit të saj kombëtar.
Në Kosovë, tensionet prej se ka ardh qeveria Kurti, rreth statusit, pronave, licencave dhe incidenteve e kanë mbajtur këtë linjë të nxehtë, të nxitura nga Beogradi dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.
Kurse në Malin e Zi, prej nga vjen Joanikije, raporti mes shtetit, identitetit dhe kësaj kishe mbetet i hapur dhe i debatueshem.
Unë mendojë se për opinionin shqiptar, problemi nuk është prania e një kleriku të huaj në një qytet UNESCO. Problemi është koha, konteksti dhe mesazhi.
Përkatësisht, sot kur një shtet fqinj nderon me ushtri e ministra një të dënuar për Srebrenicë, dhe po atë javë një përfaqësues i të njëjtit sistem pritet me nderime në jug të Shqipërisë, qytetari me të drejt do të pyes se :
A ndahet politika e jashtme nga kujtesa e viktimave? A vihet “fqinjësia e mirë” mbi llogaridhënien?
Kjo vizitë dhe ngjarje të tjera janë u kthyer edhe në një test të pjekurisë evropiane të qeverisë Rama.
Tirana thotë se po hap e mbyll kapituj me BE-në dhe i shmanget debateve të tilla. Por, në raport me Kosovën, kjo linjë është parë shpesh si e ftohtë.
Edi Rama ka bërë deklarata të afërta me Brukselin dhe, në kriza mes Prishtinës e Beogradit, edhe me Serbinë. Siç kan qenë ato protestat në veri, statusi, pronat, licencat, Banjska.
Megjithatë Kurti ka thënë se, pavarësisht mospajtimeve për Kosovën, marrëdhëniet me Ramën mbeten të mira. Kurse, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla e kanë këshilluar më se një herë kryeministrin shqiptar “të mos flasë më për Kosovën”.
Kosova kërkon njohje dhe barazi mbi drejtësi. Serbia kërkon rrugë drejt Evropës pa i pranuar plotësisht verdiktet e Hagës si bazë pajtimi.
Nderimi i Mlladiçit e bën këtë hendek më të dukshëm.
Pritjet e larta, pa distancë të qartë ndaj vijës zyrtare serbe mbi Kosovën, po e ashpërsojnë debatin në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare dhe diasporë.
Pasi dihet që një shtet i pavarur ka të drejtë të presë mysafirë sipas interesit të tij. Por, serioziteti matet te mesazhi që dërgon pritja.
Në Ballkan, protokolli nuk është kurrë vetëm protokoll. Historia e ka treguar, se në Serbi e Greqi, feja është pjesë e politikës.
Javën e kaluar këtë e konfirmoi edhe Patriarku Porfirije, kur tha se emri i Mlladiçit do të mbetet “thellësisht i gdhendur në kujtesën dhe lutjet” e popullit ortodoks serb. Kjo nuk ishte lapsus. Ishte narrativë zyrtare.
Vuçiç e quajti ngjarjen “shpërthim emocional” që “nuk kishte të bënte me lejimin e tij” dhe e mbuloi si “funeral familjar”. Substanca mbeti e njëjta, kulti i heroit, i mundësuar nga shteti.
Vizita e Joanikije II në Gjirokastër tregoi sërish se, në Serbi, feja nuk qëndron mënjanë politikës. Ajo është politika e ditës.
Gazeta RD