Këtë të mërkurë mbahet protesta e 102-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama.
Profesori Lush Susaj, në fjalën e tij theksoi se vetëm me durim dhe rezistencë mund të shkohet deri tek fitorja e madhe.
‘Ne duam të jemi të lirë në shtetin tonë. Nuk i kemi askujt borxh me na shtyp dhe që të na masakrojë. Ju protestues nuk i mbani familjet me vjedhje e korrupsion, por jeni njerëz të punës dhe të nderit.
Rrugë tjetër nuk kemi, përveç protestës paqësore. Durimi, toleranca, dija, janë forca më e madhe, kjo është fitorja më e madhe mbi diktatorin.
Ai që nuk mundet të bëjë diçka, të qëndrojë në shtëpi. I bëj thirrje profesorëve, ejani në protestë. Në rast se nuk flasim ne, kush do flasi?
Dikush më tha që nuk flet dot, pasi ka frikë se e heqin nga puna. Mos mbetemi skllevër të bukës, kjo tokë është e begatë. Ju lutem, reagoni, duroni”, u shpreh ai.
Profesori u bëri thirrje qyutetarëve protestues të mos bien pre e policisë.
”Mos bini pre e provokimeve të policisë. Largohu sa më parë, Rama je bërë bela”, tha ai.
Gazeta RD