Konventa Republikane në Teksas/ Berisha takime me senatorë dhe kongresmenë amerikanë

Gjatë Konventës së Partisë Republikane që po mbahet në Teksas të SHBA, kryetari i PD, Sali Berisha, i shoqëruar dhe nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu po zhvillon takime me personalitete të rëndësishme të administratës, Senatit dhe Partisë Republikane amerikane.

Veç takimit me  Z. Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë, i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike, Berisha është takuar edhe me Z. Ken Paxton, Prokuror i Përgjithshëm i Teksasit dhe kandidat për Senatin Amerikan; Z. Joe Gruters, Kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan të SHBA-së; Senatorin z. James Lankford; Kongresmenin z. Kevin Hern, kandidat republikan për Senatin e Shteteve të Bashkuara në Oklahoma dhe Kongresmenin z. Pete Sessions.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Kryetari i Partisë Demokratike u nderua me “Çelësin e Qytetit” të Mesquite në Teksas, nga kryebashkiaku Daniel Aleman. Ky vlerësim iu akordua Berishës për kontributin e tij në drejtimin politik të Shqipërisë dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ceremonia u zhvillua në prani të komunitetit shqiptar në Teksas, duke u cilësuar si një simbol i lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Image

Në foto Sali Berisha me Joe Gruters, Kryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan të SHBA (RNC) dhe Fatmir Mediu

Image

Në foto: Sali Berisha me Ken Paxton, Prokurorin e Përgjithshëm të Texasit dhe kandidatin republikan për Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe Fatmir Mediu. 

Image

Në Foto: Sali Berisha me senatorin z. James Lankford dhe Fatmir Mediu dhe Kongresmeni z. Kevin Hern.

Image

Në Foto:Sali Berisha,Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe  Kongresmeni z. Pete Sessions.

Image

Në foto Sali Berisha me Ed Martin përfaqësues i Departamentit të drejtësisë i ngarkuar nga Presidenti Trump për luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike.

About Redaksia

Check Also

“L’Equipe”: E bujshme! Igli Tare hetohet për pastrim parash, regjistroi në emrin e tij vilat e zëvendëses së Ramës

Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i …