Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ nga New Jersey, Berisha tha se demokratët kanë marrë pjesë në protestë pa tentuar ta përvetësojnë atë, ndërsa akuzoi një pjesë të protestuesve se janë ‘vegël e qeverisë’.
Sipas tij, protesta ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përballjen politike me Edi Ramën.
Çim Peka: Doktor, politikisht po të bësh një krahasim, jeni vagoni që ecni edhe jashtë shinave. Në ’97-ën asnjë politikan në botë nuk do ta kishte përballuar, nuk mund të ishte kthyer. Rrëzohet me armë dhe të kthehesh me votë, ju ka ndodhur ju. Krijimi i një stuhie… si asnjë politikan në Ballkan as po flas, nuk do ta kishte përballuar. Ju jeni, thotë, lideri i opozitës, sot e rishiktuat Uashingtonin. Jeni lider i opozitës me kontakte dhe i pranuar e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, kur nuk ishit i pranuar në Uashington, ju e kishit sheshin. Sot jeni në Uashington, por sheshin ua ka marrë, sot ka një popull tjetër në shesh, nuk është Partia Demokratike. A ka frikë Sali Berisha se e fitoi Uashingtonin por e humbi sheshin? Apo mund ta mundë Ramën pa e pasur edhe sheshin, edhe Uashingtonin?
Sali Berisha: Jo, tani historia e sheshit është unike. Duhet ta pranojmë, është histori unike. Është lëvizja e dytë më e madhe qytetare pas vitit ’90. Por në shesh, demokratët janë absolutisht çdo ditë. Ne kemi zgjedhur, nuk dalim dot jashtë moralit tonë.
E deklarova që në fillim, që protestën e kanë thirrur të tjerët. Që ne kurrë s’do tentojmë t’jua marrim. Që ne s’do tentojmë t’i përçajmë dhe ju përmbajtëm atyre rregullave me përgjegjësi të plotë, por do marrim sa më shumë pjesë në këtë protestë. Pse? Ne ishim në protestë.
Ne ishim në protestë dhe kjo është e vërtetë, domethënë, s’mund ta mohojë kush, po. Dhe në protestë ne po mbronim, ne po kërkonim dorëheqjen e Edi Ramës, qeverinë teknike, për atë të njëjtën kauzë që paraqesin protestuesit.
Protestuesit, një kontigjent ka parullat e veta anti-opozitë sepse është vegël e qeverisë. Në fakt, të krahasosh të pakrahasueshmet, ti dëmton veten, ti kujton se, ajo del të duket vetja se ti, por pastaj duhet të pasësh çfarë impakti ka.
Megjithatë ne nuk u morëm me asnjë polemikë, me asnjë këshillë, asnjë kritikë, ne në mënyrë persistente kemi kërkuar të vazhdojmë protestën për kauzën tonë që është dhe ajo kauza e tyre. Kjo është e vërteta, domethënë.
Çim Peka: E keni thënë këtë që janë, domethënë, një pjesë e protestuesve vegël e qeverisë. Po a keni menduar ndonjëherë se ndoshta kjo pjesë, Edi Ramën e mendon të hequr, të larguar, dhe kërkon t’ju zërë vendin tuaj meqë ata në pushtet po të mos vini ju?
Sali Berisha: Tani unë ata i njoh mirë kush janë. Se protestën e kam studiuar, sigurisht, domethënë. Dhe unë e kam studiuar, pa diskutim. Dhe i kam quajtur opozitë… opozitë vegël e qeverisë, kaq, s’kam shkuar më tutje. Sepse nuk kam dashur kurrë që asnjë lloj polemike të më dëmtojë në qëllimin e pjesëmarrjes, qëllimin që kisha që çdo demokrat të marrë sa më shumë pjesë në këtë protestë, se është kauza e tyre.
Pra, në një protestë të hapur, kush do futet. Po e vërteta është që kjo protestë ka meritën e madhe se po vazhdon. Po vazhdon dhe njerëzit që rrinin në 40 gradë në protestë… unë i vlerësoj. I vlerësoj shumë këtë.
Tani natyrisht, fuqia e keqe e qeverisë ka rënë mbi ta. Pse rastësi qenka bllokimi i të gjitha, trup i madh. Bllokimi i Instagram-eve, a kupton? Po pse, kështu do shpëtojë ai?
Ose dosje, ose shumë gjëra të tjera domethënë duhet t’i përdorë, jo ke qenë kështu, jo ke qenë ashtu, jo ai i atij, i asaj. Çfarëdo që të ketë qenë njeriu, ka të drejtë të protestojë, ai nuk e kupton. Ai nuk e kupton.
Ai mund të ketë qenë në burg, ai mund të ketë qenë… mund të jetë, po të drejtën e protestës nuk i hiqet atij sa është i lirë. Ç’punë ke ti me këtë biografinë e tyre? Ndaj dhe… por mendoj që ata kanë dhënë kontribut shumë të çmuar. Me këtë që kanë bërë gjer sot, ata Edi Ramën e kanë zhveshur edhe në ato pjesë të trupit që kishte rroba.
Gazeta RD