Shikoni videon se si gënjejnë ministrat e Kayo-Qeverisë.
Shqipëria po përjeton situatën më skandaloze të historisë së saj përballë fakteve që kanë nxjerrë lakuriq Ramën dhe Kayo-Qeverinë e tij.
Ministri i Mbrojtjes lëshon deklarata të tmerrshme publike në mes të Parlamentit dhe deklaron se prodhohen armë që përdoren ku ka konflikte, ndërsa zv.ministrja thotë të kundërtën, pra që nuk bëhet asgjë.
Ron Yeffet thotë me gojën e tij që qeveria i ka pajtuar për të bërë punët e këqija.
Ej, miq, nuk bëhet fjalë për eksport kastravecash, por për armë, pra për një çështje kaq të rëndë dhe me reperkusione kombëtare dhe ndërkombëtare nga më të rrezikshmet.
Jemi pra përpara një veprimtarie shtetërore korruptive dhe kriminale me prova dhe fakte dërrmuese, nga më flagrantet.
Vetëm emisionet e Plug dalin e teprojnë si dosje të bëra gati për SPAK-un.
Përgjimet e bëra publike nga Ahmetaj tronditin të madh e të vogël.
Përpara SPAK-ut ka ca pyetje asgjësuese, të cilave nuk u bishtnon dot më.
Për çfarë pune të këqija e ka pajtuar Rama Ron Yeffetin?
Kush gënjen nga dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe përse?
Përse Qeveria ka ulur pantallonat përpara Kayos?
Përse SPAK ka mbyllur sytë?
Skandali ka përmasa tepër të rënda, që kalojnë Shqipërinë dhe që tregon në mënyrë asgjësuese se korrupsioni dhe kriminalizimi bëjnë ligjin në Kayo-Qeverinë e Ramës, por SPAK vazhdon t’i fshihet problemit.
Po pse SPAK-u, ku është strukur, ku është zhdukur, ku është fshehur?
Pse nuk ka thirrur akoma Ramën, arkitektin dhe përgjegjësin shtetëror direkt të aferës Kayo?
Pse nuk ka shkuar akoma SPAK-u në zyrën e Ramës?
Kush e ka kapur dhe kompromentuar kaq keq SPAK-un, që ka ngrirë dhe nuk lëviz që të hetojë dhe arrestojë Ramën?
Aferën Kayo e shohin të gjithë brenda dhe jashtë vendit, kurse SPAK-u, prokuroria speciale e Shqipërisë, ka mbyllur sytë.
Kayo është aferë që nuk ka SPAK që e mbyll dot, përveçse po i bën dëm të madh vendit, por edhe akoma më të madh vetes.
Gazeta RD