Nga Belind KELLIÇI
Në dëshmitë dhe intervistat e marra nga gazetari Blendi Fevziu me drejtorin e KAYO, me përfaqësuesen e TIMAK dhe zëvendësministren e Mbrojtjes, rezulton se Shqipëria aktualisht nuk prodhon armë.
Zero, tha Ardi Veliu.
Por Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është shprehur në parlament në interpelancë në prill të këtij viti se Shqipëria prodhon armë dhe ato përdoren aktualisht në vende në luftë.
Pyetja logjike dhe e thjeshtë është:
A e ka gënjyer Ministri i Mbrojtes Parlamentin e Shqipërisë dhe Publikun?
Apo Ministri Nufi e ka fjalën për ato armë me të cilat merret Ron Yeffet, pra të prodhuara diku tjetër e të ambalazhuara këtu?!
Në secilin rast, Ermal Raketa është në pozitë të rëndë e duhet të mbajë përgjegjësi. Ministri i Mbrojtjes duhet të japë dorëheqjen nëse ka gënjyer Parlamentin dhe Publikun. Dhe akoma më shpejt, duhet të japë dorëheqjen, nëse ka dijeni pra për trafik ndërkombëtar të armëve.
Me heshtjen e tij, Ermal Raketa është duke thelluar skandalin ndërkombëtar.
Audiopërgjimi i bërë publik nga Arben Ahmetaj e implikon atë dhe Edi Ramën në ato që miku i ngushtë i Kryeministrit, i quan punë të pisëta.
Partia Demokratike do të kërkojë çdo ditë hetim dhe transparencë për këtë aferë të rëndë që vë në rrezik sigurinë tonë kombëtare dhe të NATO-s ku ne bëjmë pjesë.
Largimi i Edi Ramës bashkë me Raketën e tij është tashmë emergjencë kombëtare. Sa më shumë vonojnë, aq më keq për ta!
Gazeta RD