Zbardhet kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë KAYO dhe dyshimet për trafik armësh

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë dhe Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre të përbashkët për ngritjen e një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së Shoqërisë “KAYO” sh.a., në drejtim të marrëveshjeve të bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

NJOFTIM PËR SHTYP

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë dhe Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, kanë zyrtarizuar kërkesën e tyre të përbashkët për ngritjen e një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së Shoqërisë “KAYO” sh.a., në drejtim të marrëveshjeve të bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Komisioni Hetimor propozohet të ketë një afat veprimtarie 6 mujore dhe të përbërhet nga 15 deputetë.

Deputetët e opozitës kanë përcaktuar edhe objektin e veprimtarisë së Komisionit Hetimor, që do të jetë:

(i)                 Kontrollin e ligjshmërisë të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura ndërmjet shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., dhe palëve të treta;

(ii)              Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, negocimit dhe miratimit të marrëdhënieve kontraktuale me subjektet tregtare të tjera;

(iii)            Kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të shoqërive mëmë “KAYO” sh.a., dhe shoqërive bija të saj, në drejtim të prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake;

(iv)             Verifikimin e procedurave për alokimin dhe përdorimin e fondeve nga Buxheti i Shtetit;

(v)               Verifikimin e dyshimeve për krijimin e një skeme të trafikut ndërkombëtar të armëve, sipas audiopërgjimeve të bëra publike;

(vi)             Vlerësimin e përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga Traktati i Atlantikut të Veriut (NATO);

(vii)          Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e shoqërisë “KAYO” sh.a., shoqërive bija dhe fondeve publike, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;

(viii)        Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies, konkurrencës dhe transparencës në veprimtarinë e shoqërisë mëmë “KAYO” sh.a., dhe shoqërive bija të saj, në përputhje me parimin e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare.

Bashkëlidhur kërkesa e plotë e depozituar nga 41 deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.

1 / 20

 

About Redaksia

Check Also

Berisha denoncon skandalin: Rrihet në zyrë ministri i ri, policia nuk e ndihmon

Kryetari i PD, Sali Berisha, denoncoi në rrjetet sociale se ministri i ri i Brendshëm …