Narkoshteti dhe farsa elektorale/ Berisha: SHBA ka potencialin e jashtëzakonshëm për të na ndihmuar

Pyetje: Ju u kthyet zoti Berisha. Çfarë ndodh me Shqipërinë tani? Sa e impakton kjo vizitë e juaj atje për Shqipërinë?

Sali Berisha: Pyetje shumë e drejtë.
Po a mund të më thoni ju mua, çfarë ka në Shqipëri sot? A ka një pushtet të bërë copë-copë, që shqiptarët po presin me padurim të arkivohet dhe të hidhet në kalendat e historisë?
Sigurisht shqiptarët kanë shpresën, mendjen, zemrën tek PD.
Dhe në këtë aspekt… po pse thashë unë ripërtëritje?

Pyetje: Po ndoshta është ripërtëritje për ju personalisht?

Sali Berisha: Jo, jo, jo për mua, ripërtëritje në tërësi, ripërtëritje për partinë, për opozitën, për PD-në, nuk e kisha për veten time.

Pyetje: Zoti Berisha, ju gjatë takimeve jeni shprehur se ndodheni në SHBA për të marrë mbështetje për përpjekjen për të rrëzuar qeverinë Rama. A e morët këtë mbështetje?

Sali Berisha: Jo, unë kam thënë, që të jem i sinqertë, absolutisht në çdo takim, dy problemet më madhore të këtij vendi kanë qenë tema kryesore diskutimi: narkoshteti, farsa elektorale, në të cilat SHBA kanë potencialin më të jashtëzakonshëm për të ndihmuar.
Të mos harrojmë një gjë, është qeveria e SHBA, sekretari Rubio, i cili nuk e uroi Edi Ramën për farsën që bëri.

Pyetje: Por dhëndri bashkëpunon me zotin Edi Rama?

Sali Berisha: Jo, mos i ngatërro çështjet e biznesit me parimet themelore të demokracisë. Pra, nuk e uroi.
Dhe kur e pyetën a i çcat mesazh urimi, jo, tha, ne urojmë vetëm ata të cilët bëjnë zgjedhje të lira.
Pra, e mori atë që meritonte.
Dhe potenciali i tyre, pa diskutim për të ndihmuar… meqë jam këtu po u rikujtoj një gjë, ua kam thënë edhe njëherë, nuk e harroj kurrë. Ishte viti 2005 dhe në atë kohë ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Senatit të SHBA, Joe Biden, më vonë presidenti, e pyet një gazetar për shqiptarët në Shqipëri. Thotë ata janë njerëz të mrekullueshëm, nuk kemi miq të dashur si ata, por ata kanë një problem të madh, aty nuk bëhen zgjedhje të lira.
Se nuk bënin socialistët, socialistët me zgjedhjet nuk pajtohen.
Ç’është e vërteta, ajo qe një ndihmë e vërtetë.
Kështu që potenciali i tyre për të ndihmuar në një proces zgjedhor dhe mekanizmat e tyre janë të mëdha.
Së dyti, po kaq shumë është edhe ndihma, mbështetja e tyre në luftën kundër trafiqeve.
Edhe njëherë u lutem, lexojeni pak mesazhin e sekretarit Rubio për Ditën e Pavarësisë.
Merrni dhe studioni 165 mesazhet në ditët e pavarësisë. Kund tjetër që të thuhet se partneriteti për luftën kundër karteleve dhe bashkëpunëtorëve që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve tanë, nuk e gjeni.
Pra, them se vërtet ne jemi opozitë, por absolutisht kemi qenë avoketër të interesave më të mira të çdo shqiptari.

Pyetje: Ka edhe një interes të lartë, ju shkuat në SHBA, SHBA do të vijë në selinë e PD, kur pas shumë kohësh vjen në Tiranë ambasadori i SHBA?

Sali Berisha: A jam unë amerikan apo shqiptar? Tani unë flas për veten time.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Tani që ra alibia e Edi Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut?

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama …