28 vite nga vrasja e Shekullit/ Berisha: Azem, ti je gjallë! O sot o kurrë në sulm!

Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përkujtuar figurën e liderit të lëvizjes studentore të Dhjetorit, si “Tribunin legjendar të lirisë”.

Berisha akuzon qeverinë socialiste të kohës për përgjegjësi për vrasjen e Hajdarit dhe e cilëson ngjarjen si atentat terrorist shtetëror.

Në mesazhin e tij, Berisha u bën thirrje demokratëve të frymëzohen nga figura e Hajdarit dhe të mobilizohen për “rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e opozitës”.

“O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Azem, ti je gjallë!”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë

Azem, ti je gjallë!

Demokrate e demokrat, tribuni ynë sot na thërret:
Ne sulm! O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!

Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste.

Ky atentat terrorist shtetëror ndaj Azem Hajdarit, vrasja e shekullit për kombin shqiptar ishte një hakmarrje e verbër primitive e partisë së krimit ndaj kryetrimit që në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarve, ndaj prijësit të Revolucionit Demokratik të Studentëve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri në vendin e diktaturës staliniste me jetë gjatë në Europë.

Të dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë  për përmbysjen sistemit të baballarve xhelat dhe mizor, kryen më 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij  kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër ndëshkimin e historisë. Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së guximit njerëzor bëhen çdo vit që kalon, më të ndritur dhe më madhështore.

Sot 28 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar. Sot demokratët dhe demokratet frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehërve të historisë rregjimin e diktaturës së bandave, drogës, kakistokracisë dhe tradhtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës.

Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, antëare të thejshtë mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj të hidhemi në sulm për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare. Demokrate dhe demokrat tribuni ynë sot na thërret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!
Azem, ti je gjallë!

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Tani që ra alibia e Edi Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut?

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama …