Rama u prit me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë dhe arreston aktivistin dhe 3 të tjerë

Policia ka shoqëruar me forcë aktivistin Baki Goxha i cili, së bashku me disa persona të tjerë, ishte mbledhur pranë ambienteve ku Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin me qytetarët në Vlorë dhe strukturat në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.

Goxha është një prej personave të përfshirë në organizimin e protestës, e cila pritej të zhvillohej pas përfundimit të takimit të kryeministrit.

Bashkë me Goxhën, policia ka shoqëruar edhe tre persona të tjerë, të cilët ishin mbledhur për të protestuar përpara ambienteve të Pallatit të Kulturës në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për t’u sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre.

About Redaksia

Check Also

105 ditë protestë, në shesh edhe shqiptarët e diasporës: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, duke …