Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se, gjatë takimeve në SHBA me kongresmenë por dhe përfaqësues të administratës së presidentit Donald Trump denoncimet për narkoshtetin e Edi Ramës nuk ishin rrufe në qiell të hapur.
Berisha: Por narkoshteti ka si tipar tjetër themelor narkoekonominë. Dhe provat për këtë janë flagrante.
Janë unike në planet.
Në rrafshin ekonomik Shqipëria tejkalon çdo shtet tjetër të botës për efektet shkatërrimtare të narkoshtetit mbi ekonominë.
Cilat janë?
Zhvlerësimi në 10 vite me 35 përqind i monedhës më të fortë të planetit, dollarit amerikan.
Zhvlerësimi me 32 përqind i monedhës së dytë më të fuqishme të planetit, euros së BE.
E për pasojë, zhvlerësimi po në këtë proporcion i të gjitha eksporteve të bekuara shqiptare.
E për pasojë, rënia sipas EUROSTAT-it të prodhimit industrial në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës pas Ukrainës.
Faktet tona, të dhënat tona ishin lemeritëse.
Por aq sa të rënda janë pasojat e narkoshtetit mbi ekonominë, akoma më të rënda janë mbi demografinë e këtij kombi.
Shoku demografik që ka krijuar narkoshteti është i paprecedent në tërë historinë tonë kombëtare.
Kurrë nuk ka arritur ndonjëherë një pushtues në 10 vite të pakësojë me 47 përqind materien kombëtare.
Nuk ka arritur kurrë një pushtues me vrasjet, shfarosjet, masakrat e tij që të zbresë 100 vite mbrapa lindshmërinë kombëtare të shqiptarëve siç e ka zbritur narkoshteti i Edi Ramës me largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.
A ishin këto dëshmi, këto denoncimet tona, rrufe në qiell të hapur në takimet që kishim?
Absolutisht jo! Jo!
Janë një seri aktesh madhore të administratës së presidentit Donald Trump, ku vihet gishti mbi kartelet e drogës, trafiqet si rrezik madhor për kombin amerikan.
U rikujtoj shqiptarëve këtu se për herë të parë në historinë mesazhin që Sekretari i Shtetit, Marko Rubio u dërgon shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë, thotë se partneriteti për luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre që përbëjnë një rrezik për sigurinë e qytetarëve amerikanë, është i një rëndësie jetike për ne.
Vetëkuptohet kush janë bashkëpunëtorët, janë ata që presin përfaqësuesit e Sinaloas në zyrë.
Janë ata të cilët dërgojnë përfaqësuesit e qeverisë në Aruba.
Janë ata të cilët u kanë dorëzuar territorin në 523 projekte mafies. Por nuk është vetëm mesazhi i sekretarit Rubio, është edhe akti i sigurisë së Kongresit Amerikan në përputhje me direktivën e presidentit Trump që ka fokus kryesor rreziqet.
Gazeta RD