Vizita në SHBA/ Berisha: Në epiqendër të takimeve, narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se në epiqendër të takimeve gjatë qëndrimit në SHBA ka qenë narkoshteti i Edi Ramës.

Në takime të veçanta me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump, nënvizoi Berisha, ka qenë denoncimi i narkoshtetit dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri. Shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve.

Berisha po mban sot një konferencë për medien në selinë PD, lidhur me vizitën e tij në SHBA, 4 shtator – 12 shtator 2026.

Berisha: Edi Rama u tmerrua!

Atij iu shndërruan sarajet e Surrelit në një bunker terrorizues dhe non-stop lëshonte porosi tek puthadorët e tij, por unë nuk do ndalem në këtë kapitull sepse kjo do të jetë subjekti i një vepre satirike që kanë filluar ta shkruajnë.

Ndaj dhe unë, në detyrim ndaj shqiptarëve, duhet të informoj për takimet që pata, për pjesëmarrjen në konventë, takimet me zyrtarët e lartë, përfaqësues të lartë të Kongresit të SHBA, por edhe të administratës së presidentit Trump, takime me diasporën shqiptare në Nju Jork, në Teksas dhe kudo që shkuam.

Së pari, në vizitën tonë, ne kishim qëllim të qartë të paraqisnim pikëpamjet e opozitës para përfaqësuesve të lartë të popullit amerikan, të SHBA, përfaqësuesve të lartë në Kongres dhe në administratë.

Garantoj shqiptarët se në takimet tona, nuk ka pasur asgjë personale. Gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet në këtë vend, që dëshiron të zgjedhë njerëzit që do për përfaqësim, që dëshiron që Kushtetuta të mbizotërojë dhe shteti ligjor të mos jetë i zëvendësuar nga shteti i mafies.

Kështu që në epiqendër të të gjitha bisedimeve tona në takime të veçanta me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri.

Shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve!

Unë besoj se në takimet tona të paraqitura gjerësisht para jush për të mos i rikthyer nga e para, ne kemi qenë avoketër të ndershëm të interesave të qytetarëve shqiptarë.

Ne u ndalëm me miqtë tanë në historikun e transformimit të Shqipërisë në narkoshtet si një politikë zyrtare e Edi Ramës.

Në lidhjet direkte të Edi Ramës, qeveritarëve të tjerë, familjarëve të tij me klanet më të rrezikshme, me kartelet më të fuqishme të drogës. Me Sinaloan, me kartele të tjera në Aruba, Majorka dhe vende të tjera.

Pra, në qoftë se me përkufizimin e narkoshtetit, angazhimi i elitës politike me trafiqet dhe drogën është një nga kushtet në Shqipëri është i implikuar direkt kryeministri, vëllai i tij, zyrtarë të tjerë dhe kjo me fakte dhe prova të pakundërshtueshme.

About Redaksia

Check Also

IPARD III i bllokuar/ KE: Nuk kemi afate për hapjen e tyre! Fondet e keqpërdorura duhet të kthehen

Jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD 3”, tha Petrit …