Nga Sami MILLOSHI
Nëqoftëse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk e pushon nga puna sot këtë polic që godet me grusht një qytetar pa qenë nevoja, nëse ai nuk propozon ndjekjen e tij penale, atëhere Ministri i Brendshëm duhet ta pushojë nga puna këtë Drejtor Policie.
Nëse Ministri i Brendshëm nuk e pushon këtë Drejtor Policie, atëhere Kryeministri duhet t’i kërkojë dorëheqjen Ministrit të Brendshëm.
Dhe, nëse Kryeministri nuk i kërkon dorëheqjen Ministrit të Brendshëm, atëhere, ju e merrni me mend, se POPULLI KA TË DREJTË që me mënyrat dhe mjetet e tij, t’ia japë grushtin final Kryeministrit!
Gazeta RD