Berisha: PD beson se Apeli do bëjë drejtësi! Gjykata justifikoi akuzat bajate të padronit të Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh kritik ndaj vendimit të gjykatës special për 4 ish drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, por theksoi se, beson se Apeli i Gjykatës Speciale do bëjë drejtësi!

Berisha tha se, ishte si të justifikoje akuzat bajate, propagandistike të Sllobodanit dhe pasardhësit të Sllobodanit, edhe të padronit të Edi Ramës.

Berisha: Asnjë njeri nuk merr dhe nuk mund të marrë në mbrojtje një krim të vetëm.

Por të konceptosh një luftë pa spiunë, pa ndëshkim të spiunëve, 120 mijë francezë u përgjigjën para ligjit për bashkëpunimin e tyre, vend në botë që nuk dënon, që nuk ndëshkon kolaboracionistët nuk ka.

Ushtri në botë, në luftë, që nuk merr në pyetje të dyshuarit për veprimtari kundër, nuk ka.

Ishte jashtëzakonisht e papranueshme deklarimi se qëllimi… po cili ishte qëllimi i tyre, qëllimi i tyre ishte çlirimi i Kosovës, çfarë qëllimi tjetër kishin këta?

Këta çdo gjë e bënë për çlirimin e Kosovës.

Paskan pasur ndonjë qëllim personal të veçantë?!

Ajo ishte si të justifikoje akuzat bajate, propagandistike të Sllobodanit dhe pasardhësit të Sllobodanit, edhe të padronit të Edi Ramës.

PD, edhe njëherë, shpreh vlerësimin më të madh për Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës dhe shpreson dhe beson se apeli i gjykatës, unike në botë në llojin e saj se aty janë mbledhur të gjitha dosjet e Beogradit.

Dhe u akuzuan për transplanto të organeve, zero!

Akuza të tjera. U tha se do merrej me krimet e pasluftës, e pas çlirimit të Kosovës, u mor me akte të vitit 1995, 1996, se pse vendosën të luftojnë.

Po të lexoje aty, ishte një gjë e pakonceptueshme. Aty nuk kuptoje se kush ishte shteti pushtues dhe çfarë qëndrimi duhet të mbaje në pretencë.

Që kur vendose, thoshe, ke bërë edhe në këtë vit. Ishte pushtim ai, çfarë kishte bërë në këtë vit? Kishte bërë kundër pushtuesit.

Ndaj dhe le të shprehim ne shpresën, besimin se gjykata e apelit, se apeli do të bëjë drejtësi, do të shkëputet nga propaganda serbe.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kjo është ditë e vështirë, thirrja jonë është për vetëpërmbajtje! Nuk duhet që emocionet të ndikojnë në rendin dhe stabilitetin e Kosovës!

Berisha: Dënojmë me forcën më të madhe të gjithë ndërhyrjet e Beogradit dhe të tjerëve …