Spahia: Operatori i Shërbimeve të Integruara, skemë korruptive për të grabitur miliona euro

Deputeti i PD, njëherësh kryetar i komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Bardh Spahia, thirri sot në interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në lidhje me krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësor.

Spahia theksoi se Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, nuk është asgjë tjetër, përveçse një mënyrë e re për të grabitur qindra miliona euro të destinuara për pacientët shqiptarë.

Emërimi I ministres së re zonja Spahiu e cila pa mbushur javën zbatoi urdhrin e shefit të saj të emëronte në krye të kësaj structure të re njeriun e afërt të Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Rama, ishte konfirmim I kësaj skeme të re korruptive.

Bardh Spahia tha se agjencia u krijua në mungesë të plotë llogaridhënie e transparence.

“E krijuat këtë agjenci në mungesë të plotë llogaridhënie dhe transparence, pa sqaruar aspak se si kompetencat që janë sot të ndara midis disa institucioneve me krijimin e këtij operatori do të centralizohen duke u bërë njëkohësisht blerës, depo qendrore, operator logjistik, administrator i rezervave, si dhe duke i dhënë kompetenca për të krijuar dhe kompani të tjera bija. Kjo ngre pyetje serioze juridike përtej kalimit apo mbivendosjes së kompetencave që ligji u ka dhënë institucioneve si Ministrisë së Shëndetësisë, FSDKSH-ja, AKBPM-ja dhe Operatori i Blerjeve të Përqëndruara. dhe operatorit të blerjeve të përqendruara. Është e papranueshme që sistemi shëndetësor të funksionojë mbi një model ku blerja, magazinimi, logjistika, furnizimi dhe administrimi i shërbimeve jetike përqendrohen në një dorë të vetme. Kjo që po bëni ju sot nuk gjendet në asnjë vend tjetër të Bashkimit Europian. Ndaj, Ministria e Shëndetësisë do të duhet të sqarojë urgjentisht bazën ligjore, kompetencat, fondet dhe mekanizmat e kontrollit që do të ketë kjo megastrukturë”, tha ai.

Gjithashtu, tha Spahiu, ministrja “sot do t’ju përgjigjet shqiptarëve për të gjitha premtimet boshe që ish-parardhësja e saj ka bërë në fillim të vitit për shërbimin onkologjik, ndërkohë që situata sot vazhdon të paraqitet dramatike në rang kombëtar”

“Aktualisht ka ende mungesa dhe akses të kufizuar në shërbime bazë, diagnostikuese dhe terapeutike për pacientët onkologjikë, si PET skaneri, akselerator linear dhe brakiterapia. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar publikisht se PET skaner dhe brakiterapia do të ofrohen brenda vitit 2026. Për pacientët e familjet e tyre përcaktimi brenda vitit nuk është I mjaftueshëm. Kërkohet një afat konkret dhe në cfarë date pacientët do të mund të marrin këto shërbime në sektorin public pa qenë të detyruar ti kërkojnë jashtë vendit apo në sektorin privat. Pyetja është ku shkojnë paratë? Sepse shqiptarët vijojnë të mos marrin shpenzimin minimal për nevojat e tyre.

Bardhi theksoi se qeveria Rama po vijon të krijojë “skema korruptive për të grabitur miliona euro, ndërkohë që shqiptarët vdesin nga babëzia juaj”.

About Redaksia

Check Also

Noka: Ron Yefet është pjesë e skemës mafioze, Rama e solli për punët e pista! KAYO po përdoret për trafik armësh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Edi Rama …