Protestuesi: Policët ndaluan aktivistin se filmoi motorin e tyre me targa false

Protestuesi Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e114-të kundër qeverisë bëri edhe një denoncim. Ai tha se policët kanë ndaluar një aktivist, pasi ai kishte filmuar efektivët me një motor me targa false.

Lika shprehet se kjo nuk është Policia e Shtetit, por ajo e krimit.

“Mbrëmë një nga aktivistët e protestës, Mirjan Aliaj kur po shkonte për në shtëpi është ndaluar nga Shqiponjat, sepse kishte filmuar motorin e tyre me targa false.

Kjo është polici e krimit. Pse Policia e Shtetit duhet të ketë makina e motorë me targa false? Pse budallenj jemi ne, që paguajmë taksa dhe dalim të rregullt në rrugë?

Kurse ju ndaloni kështu njerëzit në rrugë. Këto janë Policia e Krimit dhe jo e Shtetit.“- tha protestuesi.

About Redaksia

Check Also

Banda kriminale shtetërore që po kryen vrasje dhe gjobëvënie

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë ditën e djeshme, mëngjesin e kësaj të hëne …