Vendimi i strukturave të SPAK dhe GJKKO për arrestimin e drejtueses së SHIK, Vlora Hyseni ka ardhur vetëm një ditë pas mbërritjes në Tiranë të FBI.
A mund të jetë rastësi? Ndoshta mund të jetë edhe rastësi, vetëm se arrestimi i një drejtuese të Shërbimit Sekret të një vendi si Shqipëria që është zëdhënëse direkte e interesave personale të Ramës nuk do të mund të zhvillohej pa ndihmën e strukturave të vendeve partnere.
FBI në Tiranë
Tirana po pret këtë javë një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar të lidhur me Akademinë Kombëtare të FBI-së. Bëhet fjalë për Konferencën e 42-të të FBINAA European Chapter, ku marrin pjesë përfaqësues të FBI-së dhe agjencive ligjzbatuese nga Shtetet e Bashkuara, Europa dhe vende të tjera.
Sipas autoriteteve shqiptare, në konferencë marrin pjesë rreth 235 përfaqësues, ndërsa diskutimet përqendrohen te bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimit kibernetik, trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave.
Në aktivitet janë përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë dhe sigurisë, përfshirë Policinë e Shtetit, SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Gjatë takimeve janë diskutuar gjithashtu çështje që lidhen me përdorimin e dronëve, ekstradimet dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet agjencive ligjzbatuese.
Prania e përfaqësuesve të FBI-së në Tiranë vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve amerikane dhe shqiptare për çështjet e sigurisë dhe hetimit të veprave të rënda kriminale.
Gazeta RD