Nga Adriatik R.DOSTI
…U njoftua vetem pak dite me pare dhe ftuesit e organizatoret thuhet qe jane pjestare te se ashtuquajtures Shoqata shqiptaro – amerikane e Michiganit ( Albanians of Michigan ) …edhe pse ne kete shtet ku jetojne e punojne reth 200 mije shqiptare ka disa te tilla e qe te gjitha pretendojne se kane ” origjinalin” .
Vizita u parapri nga thirrje prej organizatoreve per pjesmarrje ne takim e bashkebisedim me kryeministrin e tyre
Por edhe nga kunder thirrje per nje proteste paqesore kunder vizites se Rames ne Michigan
Ne kete shtet si edhe ne shtetet e tjera ku jetojne prej vitesh shqiptaret si ne Ohajo, Chicago, Boston , New York & New Jersey, Florida etj ka me shumice si te kuq po ashtu edhe blu …sipas meje nje Mix i frikshem e qe te le nje shije te hidhur .
I ndodhur keto dite larg historive te tilla e larg bump – Michiganit e i shkeputur perkohesisht prej tij per pune ditesh e ku nuk kam dashur te shkruaj …per aresye personale e pasi vendosa te pushoj pak , sipas informacioneve te sakta, serioze e te besueshme prej miqve te mij qe ishin aty …dikushi qe arriti te futej ne salle e dikushi te protestonte jashte e perballe vendit ku u zhvillua takimi i Rames me ” shqiptaret ” e Michiganit e verteta rrezulton te jete kjo.
…Ata qe pak dite me pare ju kishin bere ftesa te lira shqiptareve te vinin te dielen e 20 shtatorit 2026 ne hotel Marriott ne Troy – Michigan ne oren 16.00 e te flisnin , takoheshin e bashkebisedonin me kryeministrin e tyre Rama .
…Vendosen se pari qe ” per aresye sigurie ” e corientimi te nderrojne oren e takimit nga 16.00 ne 18.00 dhe ne hyrje te hotelit pozicionuan 3 skalione kontrolli te imtesishem fizik me civile e police si dhe me lista speciale nder duar lane te futej brenda ke kishin perzgjedhur ata dhe ekipi i Rames dhe kthyen mbrapsht e refuzuan te tjeret.
Atyre fare pak e me kokrra anti – Rama qe arriten te futen ne salle e ne takim u be gjithcka qe te mos u jepej as mikrofoni e as fjala.
Me fat fjala vjen A.Tamburi qe me pyetjet e tija me spec duket se e nxorri nga vetja kryeministrin Rama qe shqeu syte teksa fliste personi i mesiperm.
U fol e u ” bashkebisedua per gati 2 ore ….ashtu sic di te flase e te bashkebisedoi vetem Rama …o me degjoni e me jepni te drejte mua …o dilni perjashta.
Ne kete takim Rama shoqerohej , kontrollohej e sigurohej vecmas nga krye bashkiaku i Lezhes e nga ish krye polici Pjerin Ndreu (???).
Pa piken e turpit Rama i genjeu sy me sy shqiptaret e Michiganit pjesmarres ne ate takim ( reth 100 vete ) persa i takon hapjes se konsullates shqiptare ne Detroit .
Gjate gjithe takimit perjashta me thirrje e pankarta nder duar kunder Rames ne hyrje te hotelit ku po zhvillohej takimi qendruan nje grup shqiptaresh prej reth 30 vetesh…shume pak nga sa ishte thene me pare ne rrjetet sociale e aq me pak krahasuar me numrin e shqiptareve qe jetojne ne Michigan .
E konsideruar si gati Top secret dhe e mire kontrolluar e mbikqyrur ne detaje mund te thuhet se vizite – bashkebisedimi i Rames me shqiptaret e Michiganit me se shumti meriton te quhet … i deshtuar dhe kurresesi JO as te pakten takim e bashkebisedim normal i tij me bashke -kombasit e vet .
Gazeta RD