Zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, kush janë dy të arrestuarit gjatë aksionit të SPAK

Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës, të arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të SPAK.

Kalluci dhe Sulejmani janë arrestuar në vrazhdën e hetimeve për AKSHI-n, pasi ka dyshime se janë të implikuar në dosje.

Në kuadër të këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle në banesën e ish kreut të Policisë, Ilir Proda, i cili u mor më herët në pyetje nga SPAK, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi me kërkesë të SPAK, si edhe gjithashtu e ka pezulluar nga detyra.

Masa ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit, ndërsa dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.Personat që shikoni në foton e mësipërme janë Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës, të arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të SPAK.

Kalluci dhe Sulejmani janë arrestuar në vrazhdën e hetimeve për AKSHI-n, pasi ka dyshime se janë të implikuar në dosje.

Në kuadër të këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle në banesën e ish kreut të Policisë, Ilir Proda, i cili u mor më herët në pyetje nga SPAK, si dhe në banesën e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi me kërkesë të SPAK, si edhe gjithashtu e ka pezulluar nga detyra.

Masa ndaj Hysenit nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit, ndërsa dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

About Redaksia

Check Also

BE pranon dështimin e SPAK/ Qeveritarëve të korruptuar nuk u preket pasuria

Ndërsa retorika politike mbi sukseset e reformës në drejtësi dhe goditjet e rrepta ndaj korrupsionit …