Në protestën e 115-të para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimet e SPAK-ut, duke e cilësuar situatën si një nga skandalet më të rënda të viteve të fundit.
Ai akuzoi qeverinë Rama për përgjegjësi politike dhe institucionale, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi lidhjet e pretenduara mes zyrtarëve të lartë, policisë dhe personave nën hetim.
Duke iu referuar arrestimit të drejtores së SHISH-it dhe kontrolleve të SPAK-ut, i riu tha se këto zhvillime e bëjnë edhe më të fortë kauzën e protestës. Ai kërkoi që qytetarët të vijojnë qëndrimin në sheshe deri në dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa protesta u shoqërua me thirrjet: “Rama, jep dorëheqjen!”
I riu: Sot, ka ndodhur një nga ngjarjet më të rënda të 36 viteve shtet. Kreu i SHISH-it, Flora Hyseni, është arrestuar me arrest shtëpie nga SPAK-u. Nga ana tjetër, një ushtrim kontroll në shtëpinë, në banesë, dhe në vende të tjera, të ish-kryepolicit, Ilir Proda. Dhe shumë shpejt mund të arrestohet. Kjo ngjarje është padyshim një nga skandalet më të mëdha, dhe duket se qeverisë Rama çdo ditë do t’i ndodhë ndonjë skandal i ri. Në çfarë vendi të botës, përveçse Republika Banane është e shfaqur, që të arrestohet kryetarja e SHISH-it? Në çfarë vendi normal dhe demokratik, kryetarja e SHISH-it i shiste informacione sekrete dhe konfidenciale një krimineli si Ergys Agasi, i cili është pas hekurave? Në çfarë shteti normal që do të futet në Bashkimin Evropian, këto informacione kaloheshin në zyrat sekrete të Ergys Agasit, dhe ia administronte dashnorja e tij përmes videove? A është ky shtet normal, apo shteti i Ergys Agasit?
Edi Rama bëri një status sot nga Amerika, që gjoja e kishte parë ngjarjen me vonesë. Nuk është e vërtetë! Ngjarjen e ka ditur, sepse AKSHI është një institucion në varësi të kryeministrit të Shqipërisë, dhe ai mban përgjegjësi direkte për këtë institucion. Është ai që e solli Flora Hysenin nga Kosova, kur u shkarkua nga Albin Kurti, dhe e emëroi në krye të SHISH-it. E si nuk paska përgjegjësi ai kur vetë e emëroi, vetë e lavdëroi, dhe sot do të lajë duart nga ajo? Fraza e përhershme, që përgjegjësia është personale, dhe ata hanë dardha pas shpinës së kryeministrit, nuk pi më ujë, sepse është vetë ky arkitekti, është vetë ai që i vendos, është vetë ai që i heq, dhe është vetë ai që i udhëzon të bëjnë këto krime. Flora Hyseni, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, e të gjithë Ermalat e Beqirat e tjerë, nuk veprojnë në kokën e vet. Veprojnë sepse ky u jep leje, sepse ky i emëron, ky u jep para, dhe ky u jep tendera.
Sot de fakto, për 10 milionë euro, shteti shqiptar ka rënë. Ka rënë sepse policia, me Ilir Prodën dhe me shefat e komisariateve, kontrollohet nga bandat e krimit. Ishin ata që e mbronin në Durrës Ergys Agasin, që të fshihnin e të blinin hotele si bos. Janë këta policë që neve na kapin kur shkojmë te Parlamenti, na hedhin ujë, gaz, dhe na mbajnë nga 72 orë në komisariate, ndërkohë Ergys Agasin e trajtonin si mbret, me vilat qeveritare të Durrësit, ku thuhet se një natë ka shkuar edhe i nderuari kryeministri Rama. Me sa duket, nuk kanë përfunduar pazaret. Ky arrestim dhe ky aksion i SPAK-ut sot duhet përshëndetur patjetër, por e vërteton një gjë shumë të rëndësishme: që kjo protestë jo vetëm është e drejtë, por është legjitime dhe duhet të qëndrojë në këtë shesh, në sheshet e Shqipërisë, para kuvendit, para institucioneve, derisa kjo bandë të shporret. Sepse kjo nuk është një qeveri demokratike më. Të gjithë e kemi vërtetuar. Me të gjithë zëvendëskryeministrat, njëri në arrati, tjetri në kërkim për t’u arrestuar dhe nuk e lëshon ky. Me ministra në burg, me kryebashkiakë, me kryebashkiakun e Tiranës si rrip pas çelie. Edhe sa persona duhet të shkojnë pas drejtësisë që ky të mbajë përgjegjësi penale dhe të japë dorëheqjen?
Padyshim, padyshim, ky skandal që ka ndodhur sot, nuk do të mbarojë me kaq. Ashtu sikurse e tha Genti, kjo është një aferë shumë më e madhe sesa këta emra. Është një aferë që ka përfshirë të gjithë shtetin shqiptar, sepse shteti shqiptar de fakto drejtohet nga këta banditë, nga policë të fortë, nga shefa komisariatesh të lidhur me krimin, nga njerëz si Ergys Agasi që marrin tendera, dhe marrin këta njerëz dhe i çojnë andej nga e kanë zanafillën. Nga njerëz si Flora Hyseni dhe Mirlinda Karçanaj, të cilët Rama na i shet si suksese, si zonja të jashtëzakonshme që kanë arritur inovacione e janë shtuar zonja në IT. Po në fakt, janë ca hajdutë, që i ka vënë Rama aty thjesht për të vjedhur.
Dhe kjo lloj qeverisje, kjo lloj fasade nuk pi më ujë te ne. Nuk pi më ujë që të vësh ca zonja për të drejtuar ca institucione se gjoja po respekton kuotat gjinore, apo po sjell zonja që kanë arritur disa arritje në fusha të caktuara të teknologjisë. Jo! Kështu na solli edhe Belinda Ballukun, dhe e dimë fare mirë kush është Belinda Balluku që po e kërkon SPAK-u, por ky nuk e dorëzon. Prandaj, protesta jonë edhe një herë sot është legjitimuar, si e drejtë, dhe sot pas 115 ditësh, ne kërkojmë dhe më fort: Rama, jep dorëheqjen! Rama, jep dorëheqjen! Rama, jep dorëheqjen!
Gazeta RD