Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka hedhur akuza të forta lidhur me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi dhe emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit.
Në një intervistë në News24, Noka deklaroi se pas emërimit të Prodës në krye të Policisë qëndron Suel Çela, ndërsa sipas tij Ergys Agasi ka pasur rol në këtë proces.
Duke iu referuar ditës së arrestimit të Agasit, Noka tha se ai ndodhej në ambientet e një prone të Suel Çelës, së bashku me Ilir Prodën dhe persona të tjerë.
“Ditën që u arrestua Agasi ka qenë në sarajet e Çelës. Ilir Proda, Shpataraku dhe Çela. Policia priti deri sa dolën Shpataraku dhe Agasi dhe më pas Suel Cela dhe Proda kanë qenë në makinë tjetër, kanë qenë në drejtime të ndryshme”, deklaroi Noka.
Ish-ministri ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si u zhvillua operacioni, duke pretenduar se urdhri për arrestimin e Agasit ishte dhënë vetëm për të.
Noka kërkoi ndërkohë që të merren masa edhe ndaj Ilir Prodës, duke e akuzuar atë se ka vepruar në interes të personave të caktuar dhe jo në funksion të ligjit.
“Pres masa ndaj Prodës, ai është mercenar i Gysit dhe i Çelës. S’ka qenë mercenar i ligjit, por i bandës së Gysit dhe Suelit”, tha ai.
Gazeta RD