Arrestimi kreut të SHISH, Zhupa: Siguria kombëtare në pikëpyetje! Edi Rama është arkitet i kësaj situate!

Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të forta politike për sigurinë kombëtare dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhjen e Komisionit për Kulturën, Diasporën dhe Turizmin, kryetarja Ina Zhupa u ndal te zhvillimet e fundit pas hetimeve të SPAK, duke përmendur edhe çështjet që lidhen me Policinë e Shtetit, manipulimin apo zhdukjen e provave, si dhe aksesin në informacione sensitive dhe dokumente të klasifikuara.

“Këto zhvillime nuk mund të relativizohen si lajme portalesh dhe as të trajtohen sikur asgjë nuk ka ndodhur”, deklaroi Zhupa.

Sipas saj, fakti që struktura përgjegjëse për rendin, sigurinë dhe informacionin janë përfshirë në hetime ngre pikëpyetje serioze për funksionimin institucional dhe sigurinë e qytetarëve.

Zhupa e drejtoi përgjegjësinë politike te Kryeministri Edi Rama, duke argumentuar se ai emëron dhe u jep pushtet drejtuesve të këtyre institucioneve.

Në përfundim, kryetarja e komisionit kërkoi distancimin nga qeverisja aktuale dhe krijimin e një qeverie tranzitore, siç u shpreh ajo, për rikthimin e normalitetit institucional dhe të besimit të qytetarëve te shteti.

About Redaksia

Check Also

Topalli: Asnjë fjalë për ish-shefen e SHISH, kryetari i Parlamentit të japë dorëheqjen!

Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e …