Me regji të mirë menduar rrjetet sociale dhe mediat janë përmbytur me përgjime të rrjedhura nga dosja hetimore ku shfaqen shkëmbime mesazhesh me konotacion intim mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.
Shtetin e kapur totalisht nga mafia dhe tashmë të demaskuar keqas nga ngjarjet e muajve dhe ditëve të fundit po përpiqen ta shpërqendrojnë me këtë tipologji materialesh pa kursyer erotizmin e nënkuptuar.
Komentimi i këtyre materialeve është shërbimi më i madh, që mund t’i bëhet Edi Ramës.
Përkundrazi i gjithë përqendrimi, goditja, demaskimi, kallëzimi në organet e hetimit duhet të përqendrohet vetëm e vetëm tek shkatërrimi dhe asgjësimi i shtetit ligjor dhe zëvendësimi nga shteti i mafies.
Kur Drejtorja e shërbimit sekret ndan informacionet me mafiozët vendas pa asnjë dyshim mund t’i ndajë edhe me shtete armike të Shqipërisë sepse këtë standard mizerabël antishtetëror ka dëshmuar dhe këtu është prova e dorëzimit të shtetit tek mafia.
Kur Edi Rama thotë hapur se Shefat e Shërbimit Sekret të Shqipërisë raportonin tek Shefja e tij e Kabinetit, që është thjesht një sekretare pa as më të voglën të drejtë ligjore për akses për informacione sekrete, këtu kuptohet qartë se shteti ka marrë fund.
Kur provohet se shefat e policisë emëroheshin nga mafia dhe i shërbenin asaj duke u përfshirë deri në pengmarrje tregon qartë se shteti i është dorëzuar plotësisht horrave të mafies.
Kur provohet se bisnesmenë mafiozë kanë në duar ushtrinë, paratë e taksave të shqiptarëve, ministritë ku bëjnë si duan atëherë kuptohet qartë se Shqipëria është shtet i dorëzuar tek mafia që po përfundon në greminë.
Kur provohet se pronat shtetërore, por edhe ato private rrëmbehen nga qeveria për llogari të mafies dhe pastrimit të parave kuptohet se çfarë situate e tmerrshme është për vendin.
Kur provohet se i gjithë informacioni i çdo lloji i dhurohet nga qeveria mafies, që ajo ta përdorë si të dojë dhe kur të dojë, kjo i vë vulën faktit se nuk kemi më asgjë tjetër për të provuar se mafia është ulur këmbëkryq në zyrat e shtetit duke filluar nga zyra e Kryeministrit.
Këtu dhe vetëm këtu dhe askund tjetër duhet i gjithë përqendrimi, fokusi dhe fuqia e aksionit të përditshëm, të parreshtur dhe pa kthim për rrëzimin e narkoshtetit.
Erotizmat e Gysit përbuzini, shpërfillini dhe ia ktheni mbrapsht Ramës dhe këpucë-lëpirësve të tij mediatikë, që i kanë kthyer zyrat e shtetit në kuplara të mafies.
Rama dhe narkoshteti i tij duhet shpërbërë pa mëshirë, me çdo formë e me çdo mjet pa asnjë kompleks, si mënyra e vetme për të shpëtuar Shqipërinë, ndryshe e ardhmja e Shqipërisë do të jetë gjithnjë e më e zezë, gjithnjë e më pashpresë.
Gazeta RD