Kryetari i PD, Sali Berisha, në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Elbasan, deklaroi se një nga prioritetet e opozitës do të jetë lufta ndaj krimit të organizuar, ndërsa paralajmëroi masa të ashpra ndaj grupeve kriminale.
Berisha tha se, u deklaroj organizatave kriminale të Elbasanit, të Durrësit, të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, se vend mbi tokë nuk do të keni përveç burgut.
Në fjalën e tij, ai premtoi gjithashtu dyfishimin e rrogave dhe pensioneve si kushtin e parë të mandatit të parë, si dhe heqjen e taksës për të gjitha ushqimet.
Berisha: Pra këtu jemi, ndaj dhe kjo ripërtëritja jonë është jetike për ripërtëritjen e Shqipërisë. Ne kemi një vizion me të cilin do t’i japim përgjigjen më të merituar, më të sigurt, kësaj gjëme që ka pllakosur kombin tonë, kësaj varfërie, këtij mjerimi që ecën me shpejtësi.
Ne do vendosim dyfishimin e rrogave dhe të pensioneve si kushti i parë i mandatit të parë. Do heqim taksën për të gjitha ushqimet. Pa taksa. Nuk mund të ketë problem, ishte e paimagjinueshme të jetë ushqimi problem në një vend që ka pasuri përrallore si Shqipëria.
U ktheva nga Franca në vitin ’78 dhe një i afërmi im më pyeti, Sali tha, si e kishin punën me ushqim? I thashë, ata nuk kishin problem ushqim. Ky u skuq. Kur unë i thashë këtë gjë.
Ky nuk mund ta imagjinonte këtë. Dhe për koincidencë ky njeri ma ka rikujtuar këtë skuqjen e tij edhe 25 vite mbrapa. Kur ma the tha, u skuqa, nuk e besoja.
S’mund të ketë Shqipëria problem, por Shqipëria vidhet njëlloj siç shkatërroheshin tre të katërtat e shtëpisë në tregimin e Dino Buxatit, që e shemben shtëpinë gjatë një vere, edhe këta të pangopur, këta zyrtarë të shpërfytyruar, pa asnjë normë morale.
Këta njerëz i kanë vjedhur qindra, qindra milionë që hyjnë dy tre vite në burg dhe dalin për të prekur milionat e tyre. Pra ripërtëritja jonë është një emergjencë kombëtare. Ne duhet të hapemi ndaj vlerave, ndaj të rinjve, ndaj zonjave dhe zonjushave.
Ne duhet të paraqesim shqiptarëve vizionin më të mirë. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. U deklaroj këtu nga kjo sallë, organizatave kriminale të Elbasanit, të Durrësit, të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, se vend mbi tokë nuk do të keni përveç burgut. Jo.
Keni, keni dëmtuar rëndë qytetarët, qytetet, Shqipërinë. Jeni rreshtuar në mashë të një regjimi çnjerëzor. Ndaj dhe ne do jemi dhe do bëjmë gjithçka për sigurinë tuaj. Imagjinoni ju sot shefja, kryetarja e shërbimit informativ kombëtar, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtori i policisë, i laboratorit të policisë, e të tjerë të gjithë në një dosje me Edi Ramën.
Edhe një gjë do t’ju them, t’ju them një gjë këtu. Nuk janë asgjë ato mesazhe që shihni që tregojnë se çfarë llumi janë. Çfarë janë mesazhet e Edi Ramës në këto grupe? Kur i kërkoi dorëheqjen Lubi Ballukut në një seancë pesë orëshe në kryeministri në prani të Engjëll Agaçit dhe të ministrit të drejtësisë, ai thoshte jo, s’kam pse të jap dorëheqjen. Në fund i thotë ky, po ato mesazhet thotë, mesazhet thotë… ato janë lule, siç janë mesazhet tua aty thotë. Edhe ky u tërhoq menjëherë.
Ky u tërhoq menjëherë. Këta njerëz vërtet kanë vjedhur dhjetëra qindra milionë, por absolutisht që të gjitha aktet e tyre i kanë kryer me urdhër të Edi Ramës. Ndaj dhe gjërat kanë dalë. Është mençuria më e madhe e njeriut të ndahet nga e keqja. Nuk ka mençuri më të madhe se kjo.
Se e keqja mund të vijë edhe kur s’e don, edhe kur lufton kundër saj. Po një gjë është, vendimtar dhe përcaktuese për fatin tënd, vendimi yt për t’u ndarë nga e keqja. Dhe ne duhet të ndahemi nga kjo e keqe e madhe, duhet të ndahemi sa më shpejt. Demokratët duhet të jenë sot dhe do të jenë në krye të përpjekjes shqiptare për të ardhmen e vendit, për largimin e këtij regjimi.
Prej 120 ditësh qytetarët dhe të rinjtë shqiptarë zvarrisin Edi Ramën në rrugët e Tiranës, njëlloj siç zvarritej dikur statuja e Enver Hoxhës. Tani u përket mbarë shqiptarëve, demokratëve, të ngrihen për të përmbushur këtë mision të madh, për të ripërtërirë Shqipërinë, për t’i rikthyer Elbasanit dhe Shqipërisë të ardhmen që meriton.
Gazeta RD