Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Klevis Meshi: Doktor, Edi Rama në SHBA sulmoi ish-presidentin Biden për çështjen e Hashim Thaçit duke deklaruar se ky i fundit u tradhtua prej ish-presidentit amerikan. Si e komentoni këtë deklaratë?

Sali Berisha: Një paturpësi ekstreme. Joe Biden nuk është më president, por e thashë dhe më parë, në të gjithë karrierën e tij, ai votën dhe qëndrimin e ka pasur në favor të shqiptarëve. Nuk ekziston asnjë dokument në botë që Joe Biden t’i ketë premtuar një njeriu apo një tjetri se do ta mbrojë nga gjykimi dhe drejtësia.
Të shfrytëzosh një vendim të padrejtë të një gjykate për të shpallur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara tradhtar të Hashim Thaçit, pra njeri të pabesë ndaj këtij individi, do të thotë të jesh i zhveshur nga çdo normë morale.
Dhe të kesh një hall aq të madh në këtë çështje, sa je i gatshëm të thuash çdo gjë.
Por në fakt, ai që qëndron prapa këtyre proceseve dhe dënimeve është vetë Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

A do të organizojë opozita protestë kombëtare? Berisha: Do ta njoftojmë, koha ka ardhur dhe ka kaluar

Arbër Mitrushaj: Përshëndetje Doktor Berisha, pas gjithë këtyre skandaleve që po dalin, a mendoni se …