Heshtja e Ramës në OKB për Kosovën/ Bardhi: Histori e turpshme që s’duhet të kalojë në heshtje!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi shkruan se, Edi Rama po e përdor Kosovën për propagandë ditore, pas heshtjes së këtij të fundit në OKB, lidhur me dënimin e ish udhëheqësve të UÇK.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor.

Sipas tij, me rëndësi është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare.

Reagimi

Edi Rama e përdor Kosovën për propagandë ditore, por kur vjen puna te qëndrimet në institucionet ndërkombëtare, fjalët mungojnë. Gjatë diskutimeve në OKB, Edi Rama nuk e përmendi asnjëherë Kosovën, UÇK-në apo liderët e saj.

Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk mjaftojnë deklaratat për konsum politik ditor. Ajo që vlen është qëndrimi i qartë i Shqipërisë dhe mbështetja konkrete në institucionet ndërkombëtare. Kjo është një histori e turpshme që nuk duhet të kalojë në heshtje.

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …