Si e fyeu Edi Rama Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Nga Mal BERISHA

“ËSHTË RADHA IME TË PREDIKOJ NË KËTË SHKRETËTIRË KU MBLIDHEMI ÇDO VIT, QË E KA EMRIN OKB.”

SI E FYEU EDI RAMA, “MAKIAVELI SHQIPTAR”, ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA – SHTATOR 2026

Me këto fjalë iu drejtua Edi Rama delegacioneve të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Pastaj nisi të jepte mësime për votën e lirë, inteligjencën artificiale dhe mediat sociale, të cilave ua la tërë fajin për flamingot.

Së pari, foli për mbrojtjen e votës së lirë, ndërkohë që mban përgjegjësinë kryesore për manipulimin dhe vjedhjen e procesit zgjedhor në vendin e tij.

Së dyti, paralajmëroi botën për rrezikun e manipulimit përmes inteligjencës artificiale, ndërsa vetë e ka përdorur figurën e “DIELLËS” nëpërmjet AKSHI-t, për vjedhjet më të mëdha në historinë e një vendi si dhe për propagandë politike.

Së treti, u ankua për mediat sociale, ndonëse ai vetë mbështetet te një ushtri e tërë propagande dhe manipulimi. Në fillim fajtorë per flamingot ishin iranianët, serbët, grekët, opozita, Zoti, djalli e, në fund, doli algoritmi!?

Çfarë ironie: të paralajmërosh botën kundër manipulimit, ndërsa e përdor atë për qëllimet e tua.

Duke e quajtur sallën ku mblidhet Asambleja e Përgjithshme një “shkretëtirë”, ai i fyeu të gjitha delegacionet të cilave po u drejtohej.

Por kush po predikon në shkretëtirën që quhet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së? Njeriu që i shpall botës parime, ndërsa i shkel ato në mënyrën më flagrante në vendin e vet.

“O prapësi, o dreq!” — do të thoshte Wiliam Shakespeare!

About Redaksia

Check Also

Shteti i Gysit…

Nga Adriatik R.DOSTI E po mos i bini kot me qafe Edvinit kur thote se…une …