Ambasadorja e BE “shuplakë” Ramës: Ambicia për mbylljen e negociatave deri në 2027 kërkon reforma

Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira se la Sousa ka vënë theksin te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar se perspektiva evropiane duhet të shoqërohet me reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete për qytetarët.

Ambasadorja theksoi se puna përpara mbetet edhe më e rëndësishme. Sipas saj, Bashkimi Evropian mbetet mbështetësi kryesor i Shqipërisë në këtë proces, por realizimi i objektivit do të varet nga rezultatet konkrete të arritura.

“E ardhmja evropiane për Ballkanin Perëndimor, një perspektivë e tillë  do të thotë një rajon në të cilët ekonomitë janë më të lidhura me njëra tjetrën dhe të rinjtë e shikojnë të ardhmen e tyre në vendet e tyre dhe kur dallimet politike trajtohen me anë të dialogut. Prandaj ecuria e arritur deri tani është e rëndësishme, por puna që duhet bërë është akoma më e rëndësishme.

Ambicia për të mbyllur negociatat deri në 2027 është impenjative, kërkon angazhim politike, reforma të mëtejshme të qëndrueshme dhe zbatim efikas i të gjithë kapitujve.

BE është mbështetësi juaji kryesor, por kredibiliteti  dhe besueshmëria e kësaj ambicie do të varet tek arritjet.

Mesazhi është i qartë vazhdoni me këtë punë që po bëni, mbani fokusin tek rezultatet për qytetarët.

Rrugëtimi evropian i Shqipërisë e ka ndryshuar Shqipërinë, detyra që mbetet është që ky shndërrim të vazhdojë, përfitimet e reformave të ndihet tek qytetarët.

Destinacioni është më shumë sesa anëtarësim në një organizatë, por një Evropë më e bashkuar dhe me rezistente ndaj kërcënimeve të së ardhmes”, tha ndër të tjera diplomatja evropiane.

About Redaksia

Check Also

Thellohet skandali/ Mjeti që lëvizte Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi ishte me targa të vjedhura, i përkisnin prokurorit të SPAK

Një nga dhjetëra faqet e dosjes së aferës së SHISH-it u komentua së fundmi nga …