Bardhi takon Ambasadoren e re të Holandës: Krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pati një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri. Përmes një njoftimi Bardhi informon se ndau shqetësimin për situatën politike në vend, ndikimin e krimit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore, mungesën e garancive për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe për proceset e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore, të cilat, po zhvillohen pa konsensus dhe pa gjithëpërfshirje.

 Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, ai shprehu dhe mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mbi bazën e meritës dhe zbatimit të reformave të qëndrueshme.

Njoftimi

Mikprita sot ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Marleen Monster, me të cilën diskutuam për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Grupit Parlamentar të PD-së dhe Ambasadës Holandeze në Tiranë.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mbi bazën e meritës dhe zbatimit të reformave të qëndrueshme.

Gjatë takimit ndava shqetësimet tona për situatën politike në vend, ndikimin e krimit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore, mungesën e garancive për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe për proceset e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore, të cilat, po zhvillohen pa konsensus dhe pa gjithëpërfshirje.

Dialogu me partnerët ndërkombëtarë dhe bashkëpunimi institucional mbeten të rëndësishëm për forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …