Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Spahia: Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!

Deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë, e thirrur nga presidenti Bajram Begaj.

Spahia shkruan se, shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarët.

Reagimi 

Mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk është gjë tjetër veçse një maskaradë e pështirë, e orkestruar nga po ata krerë institucionesh që e zhytën vendin në këtë humnerë pasigurie, kriminaliteti dhe degradimi.

Kush diskuton sot për sigurinë kombëtare?​Një tryezë ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë të kapur mat në përgjime, në pazare të pista, në ndarje parash dhe në bashkëqeverisje të hapur me krimin e organizuar! Si mund të presë një popull i tërë mbrojtje nga ata që e kanë vënë shtetin në shërbim të bandave për të ruajtur pushtetin dhe paratë e vjedhura?

​Shkaktarët nuk mund të jenë kurrë shpëtimtarë!

Siguria kombëtare nuk mund të mbetet në duart e antikombëtarëve që shesin të ardhmen e vendit në duart e krimit.

​I vetmi akt me një fije dinjiteti i këtij këshilli të padinjitet, i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti të kapur, do të ishte një dhe i vetëm: vetëshkrirja dhe largimi pa kthim!

​Shqipëria nuk ka nevojë për mbledhje fasadë, por për:

​Shpërbërjen e menjëhershme të një shteti të kapur në “krevat” me krimin.

​Largimin e kësaj kaste të komprometuar dhe të zhytur në dosje e përgjime.

​Formimin e një qeverie teknike që garanton njëherë e mirë të drejtën themelore të mohuar: votën e lirë e të ndershme.

​Maskat kanë rënë dhe koha e maskarenjve ka marrë fund!

About Redaksia

Check Also

Emiri: Edi Rama po godet të drejtat dhe memorien e artit shqiptar! PD e ka gati programin për Artin dhe Kulturën

Deklarata e kryetares së Këshillit Kombëtar të PD, Julinda Emiri: Projektligji ‘Për trajtimin financiar të …