Të presësh nga një narcizist reflektim është utopi!

Nga Iva V.GRILLO

Akti i dorëheqjes kryesisht vjen si pasojë ose e një reflektimi (institucional, moral, etj) ose nga pranimi që nuk ka rrugëdalje tjetër.
Të presësh nga një narcizist reflektim, është utopi.
Të presësh nga kreu i një organizate kriminale të dorëzohet duke e ditur se duke bërë këtë mbetet pa asnjë imunitet para drejtësisë, është utopi akoma më e madhe.
Opozitarët, qytetarët protestues dhe çdokush që aspiron për çlirimin e shtetit nga mafia, duhet t’i kujtojnë vetes se kë kanë përpara.
Mjeti i vetëm i përballjes me këtë narko-regjim është fokusi, refuzimi për t’u shpërqëndruar dhe fronti i bashkuar që ka objektivin e qartë, solid dhe të pandryshueshëm: gremisjen e narko-regjimit dhe krijimin e një qeverie teknike/kujdestare me mandat të paktën 1 vjeçar.
Objektivat fluide dhe çoroditja e publikut me shashkat (me apo pa aeroport) që hedh Rama janë oksigjen që i jepet atij duke i dhënë mundësinë të bëjë atë që bën më mirë: të luajë me publikun si macja me miun.
Një narcizist malinj nuk jep dorëheqje vetë!
Kreu i një organizate kriminale nuk dorëzohet vetë tek drejtësia!
Atë mund t’a largojë vetëm presioni popullor ndaj tij, ndaj drejtësisë që nuk vepron në kohë dhe ndaj institucioneve ndërkombëtare të cilat mund dhe duhet të bëjnë presionin e tyre.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Prokurori që u filmua në zyrën e Agasit nuk pranon të pyetet nga SPAK

Në kuadër të hetimit për Ergys Agasin, prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti kanë kërkuar …