Shërbimi i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare nuk fillon sot- të përvetësosh atë që nuk të takon, është një ves i keq!

Nga Tritan SHEHU

Dëgjoj të propagandohet se “sot KM inauguroi shërbimin e ri të Kirurgjisë Kardio-Vaskulare” a “spitalin e ri” të tij!

Së pari përshëndes rikonstruksionin e modernizimin e godinës ekzistuese të këtij shërbimi.

Po vetëm kaq, aspak inaugurim i një “shërbimi të ri”, a “spitali të ri”, siç po trumbetohet nga Rama e fanfarat qeveritare.

Ky shërbim, shumë i rëndësishëm e i vështirë daton shumë më herët.

Ai mban prej shumë vitesh emrin e themeluesit të tij, të nderuarit e poliedrikut, Prof. Petrit Gaçe.

Nuk u inaugurua sot një “spital”, as dhe një godinë e re për këtë shërbim.

Është po e njëjta godinë e shërbimit, me po ato dimensione, e filluar së ndërtuari në fund të viteve 80-të, me iniciativën e Gaçes dhe e inauguruar më 1995.

Sot ajo përfundoi një nga rikonstruksionet e saj, siç janë realizuar edhe vite më parë të tilla, si ndodh me çdo strukturë mjekësore kohë mbas kohe, pozitive kjo.

Ndërsa Shërbimi i Kirurgjisë Kardio Vaskulare është shumë më i hershëm.

Ai ka filluar aktivitetin nën drejtimin e Prof. Petrit Gaçes që në fund të viteve 70-të për të marrë një formë bashkëkohore rreth vitit 1984.

Në këtë shërbim kanë punuar e punojnë një plejadë e shkëlqyer kirurgësh, anestezistë-renimatorë, kardiologë, biokimistë, teknikë, infermierë, etj, që kanë bërë e çojnë përpara historinë afër 50-vjeçare të atij shërbimi.

Dhe kjo është krenari kombëtare.

Jo përvetësimi e rrëmbimi i vlerave, meritave, apo dhe “godinave”, siç u tentua sot për të fshirë historinë.

“Bota nuk fillon sot”, këtë duhet të kuptojë edhe Kryeministri!

Image

About Redaksia

Check Also

Skandal në Bashkinë Vlorë!

Reagimi i Partisë Demokratike Dega Vlorë Në faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë është publikuar njoftimi …