Video/ Tensione te Kuvendi, protestuesit përplasen me Braçen, i hedhin ujë në fytyrë!

Një situatë e tensionuar është shënuar paraditen e sotme pranë selisë së Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe është përfshirë në një përplasje me banorë të Memaliajt.

Qytetarët ishin mbledhur për të kundërshtuar propozimin për ndryshimin e organizimit territorial dhe bashkimin e Bashkisë Memaliaj me Tepelenën.

Në të njëjtën kohë, në Komisionin e Ligjeve po diskutoheshin ndryshimet që lidhen me Reformën Territoriale.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, Braçe po kalonte pranë protestuesve në momentin kur po hynte në ambientet e Kuvendit. Banorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj deputetit të Partisë Socialiste, duke e bërë situatën të tensionuar.

Në një moment, një prej protestuesve i ka hedhur ujë në fytyrë Erion Braçes, duke shkaktuar reagime dhe përplasje verbale mes palëve.

Në zonë ndodheshin edhe deputetë të opozitës, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Protesta e banorëve të Memaliajt lidhet me kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale. Ata kërkojnë që bashkia e tyre të mos shkrihet në një njësi të përbashkët me Tepelenën.

About Redaksia

Check Also

Media italiane: Vazhdojnë protestat kundër Ramës, sot në Milano, nesër tubimi i madh në Bruksel

SETTE NEWS “Ne ishim në shesh më 24 maj në Porta Ticinese. Na e ndryshuan …