Hilja e Ramës/ Boçi: PS do të kalojë hartën e re territoriale me dakordësinë e Kamëz-Peqinit…

Partia Socialiste kërkon që të kalojë me shpejtësi hartën e re territoriale të Ramës në komisionin e ligjeve e më pas më 8 tetor pr/ligji të hidhet për votim në seancë plenare. Deputetët demokratë kundërshtojnë nismën ‘antikushtetuese’ .

Përpara se ligji të kalonte në votim duhet që të jetë dhe dakordësia e bashkive që preken nga ndarja apo e atyre bashkive që fuqizohen.

Por, hilja që PS po bën është që hartën e re po kërkon ta kalojë me dakordësinë e bashkive që nuk preken fare nga ndarja e bashkive, si mendimi i bashkisë Kamzë, Peqin apo Gramsh.

Kjo u denoncua nga deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

“Nisma juaj është plotësisht antikushtetuese se nisma duhej të vinte bashkë me mendimin e popullatës. Mendimi merret para se të depozitohet nisma. Duhet të ishin organizuar referendume lokale për bashkitë që shkrihen apo bashkitë që rriten.

Keni shkelur nenin 89, 90 dhe kushtetutën. Na keni sjellë Kamzën e bashki të tjera që nuk preken nga ndarja e bashkive.

Neni 90 e përcakton qartë që detyrimin për tu shprehur e kanë vetëm këshillat bashkiakë që preken nga ndarja territoriale. Qartazi janë prekur 28 përjashto këshillat e qarqeve në mendimin e tyre. E nuk janë 46 pro siç tha kreu i grupit tuaj parlamentar, por 15 janë shprehur kundër dhe popullata dhe këshillat bashkiakë dhe një pjesë e kryetarëve të bashkive dhe vetëm 13 janë pro. Mos luaj as me Kamzën, as me Peqinin, as me Gramshin se konsultimi antikushtetues që keni ndërmarrë ju duhet të parashikojë vetëm marrjen e mendimit të këtyre njësive bashkiake. Marrja e këtyre mendimeve është bërë në kundërshtim total me Kushtetutën.

Ndëprisni procesin e shqyrtimit në parim të pr/ligjit. Të pritet koha e marrjes së mendimit të bashkive për pr/ligjin e propozuar nga PD. Të vijnë të dy diskutimet dhe të votohen në parim dhe sipas procedurës parlamentare të shkojnë në seancë e të votohen”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 125-të/ Policia e Shtetit, nëse jeni burra, arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën!

Thirrjet kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut kanë shoqëruar edhe protestën e 125-të para Kryeministrisë. …