Berisha: 75 milionë euro për inteligjencën artificiale, zero ekzistencë! 6 milionë për Diellën, e cila bëhej dhe me 100 euro

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për fondet e inteligjencës artificiale dhe projektin ‘Diella’, duke deklaruar se janë 75 milionë euro për një teknologji me ‘zero ekzistencë’.

Berisha akuzoi gjithashtu se ministrja digjitale e Ramës ‘Diella’ është realizuar me një kosto prej 6 milionë eurosh, ndërsa mund të bëhej me rreth 100 dollarë. ‘Libri i zi dixhital i Shqipërisë nuk ka fund’, theksoi Berisha.

Berisha: Armand Frangu ka marrë 75 milionë euro për përmirësimin e kujt thoni ju? Inteligjencës artificiale, e cila ka zero ekzistencë. 75 milionë euro. Baxhanaku i Edi Ramës dhe kunati i Linda Ramës u ngarkua për të blerë kompjuterët e shkollave. 26,500 kompjuterë i instaluam gjatë periudhës që ishim në pushtet në shkolla, në çdo shkollë dhe laboratorë. I zhdukën dhe tani u kthyen t’i vendosin në 100 shkolla, dhe ky i merr dhe i shet këto kompjuterë me 10 fishin, e dokumentuar kjo me dokumenta në dogana, me 10 fishin e çmimit që kanë në tregun e shitjes me pakicë në Austri. Po, 10 herë më shtrenjtë se sa ç’e blen në dyqan në tregun e pakicës.

Ata që e quajtën kopshti privat, ata u thanë shqiptarëve një të vërtetë për AKSHI-n. AKSHI u shndërrua në një mallkim për shqiptarët. Të gjitha të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, të dhënat e shtetit në mirëbesimin që qytetari duhet të tregojë ndaj shtetit, të gjitha të dhënat ju kaluan ushtrisë terroriste elektorale të patronazhistëve, pa asnjë keqardhje, pa asnjë problem.

AKSHI u përdor për mashtrimin më të madh në prokurime të barabartë me disa herë djegësin e Tiranës. Ju thashë, 75 milionë euro për të përmirësuar inteligjencën artificiale. Zero. Disa milionë euro Diella. Asnjë çip e AI, Diella, sipas studiuesve të fushës që e morën dhe e zbërthyen një nga një, nuk gjetën një çip të vetëm të inteligjencës artificiale në këtë botë të boshatisur plot mashtrim. Ajo që bëhej me 100 dollarë, Diella u bë me 6 milionë.

Libri i zi i dixhital i Shqipërisë nuk ka fund.

About Redaksia

Check Also

Revolta qytetare/ 128 ditë protestë: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë, ditën e 128-të për të kërkuar ‘dorëheqjen e Ramës’. …